Dr. Isa Saliu

Dr. Isa Saliu u lind më 1942 në Tetovë. Shkollën e mesme ‘’ Kiril Pejçinoviq’’e kreu në Tetovë, kurse Fakultetin e Mjeksisë e kreu në vitin 1967 në Shkup pranë Universitetit ‘’Shën Kirili dhe Metodij’’.

Si mjek i ri u kthyе për t’i shërbyer popullatës së vendlindjes së tij, ku kishte shumë mungesë të mjekëve. Isa Saliu ishte mjek ambicioz dhe i pasionuar pas profesionit të tij. Pas një kohe, atij më nuk i mjaftonte që të jetë në shërbim të popullit vetëm si mjek i përgjithshëm, prandaj vendosi që ta vazhdojë edukimin e tij në Kirurgji. Në të njëjtin universitet ku edhe i përfundoi studimet post-diplomike, në vitin 1978 ai kreu specializimin e Kirurgjisë së përgjithshme, por rrugëtimi i edukimit dhe zhvillimit profesional i Isa Saliut nuk mbaroi me kaq. Ai në vitin 1996 kreu edhe subspecializimin në Kirurgji abdominale pranë Universitetit ‘’Shën Kirili dhe Metodij’’. Në vitin 1982 u zgjodh si anëtar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ka qenë anëtar i disa asociacioneve mjekësore brenda dhe jashtë vendit. Isa Saliu ka kontribuar edhe në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj duke ligjëruar lëndën e Kirurgjisë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë. Ka qenë edhe mentor i specializantëve të Kirurgjisë së përgjithshme. Ai ka kryer mijëra operacione gjatë punës së tij 30 vjeçare si Kirurg në Spitalin Klinik të Tetovës.

Registration

Forgotten Password?