Dr. Gani Çeku, MD, PhD., Kirurg i Fëmijëve

Dr. MD.Sc. Gani Çeku, Drejtor i Bordit te Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Kirurg i fëmijëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Prishtinë, SHSKUK.

Dr. Çeku është arsimuar dhe trajnuar për Kirurgjinë e fëmijëve në qendra të ndryshme evropiane, sic është trajnimi për trajtim endoscopik te Refluxit Vesico ureteral tek fëmijët, nga viti 2006 deri ne 2016, në Suedi dhe Kosovë. Kësisoj, Dr. Ceku është një ndër themeluesit e Njësisë së Urodinamikës në Kirurgjinë e Fëmijëve në Prishtinë.

Ai ka magjistruar ne vitin 2010 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa në Korrik të vitit 2022 ka mbrojtur temën e doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit ‘Ss.Kirili i Metodi’ në Shkup.

Dr. Çeku është anëtar i shumë shoqatave të kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë si ligjërues i ftuar, autor dhe bashkautor i punimeve të shumta vendore dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka qenë ligjërues në Kongresin e Parë Klinik, dhe do të prezantojë edhe në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Registration

Forgotten Password?