PËRMBLEDHJE E KURSIT 𝐀DVANCED TRAUMA LIFE SUPPORT (𝐀𝐓𝐋𝐒) NË KOSOVË

10-11 Tetor 2023

KURSI ADVANCED TRAUMA LIFE SUPPORT (ATLS) PËR HERE TË PARE NË KOSOVË

Kolegji i KirurgĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, nĂ« partneritet me Sanford Medical Center, Fargo, Dakota e Veriut, SHBA, organizoi kursin ‘Advanced Trauma Life in Kosovo’ pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« KosovĂ«, mĂ« 10-11 tetor 2023, nĂ« objektin e QendrĂ«s sĂ« MjekĂ«sisĂ« Emergjente, PrishtinĂ«.

Ky kurs është vazhdimësi e iniciativave të KKK-së, duke sjellë për herë të parë një standard arsimor botëror në Kosovë. Kursi ATLS ofron akses në një nga trajnimet më me reputacion në botë dhe plotëson nevojën për trajnim në fushat e kirurgjisë, veçanërisht të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente.

Kursi është realizuar me mbështetjen e madhe të Prof. Dr. Rifat Latifi dhe Prof. Dr. Mentor Ahmeti, të cilët janë kirurgë traumatikë dhe e ushtrojnë profesionin e tyre në SHBA.

Kursi i Advanced Trauma Life Support (ATLSŸ) Kosova është i regjistruar zyrtarisht në Sanford Medical Center Fargo, Dakota e Veriut, SHBA dhe ofrohet nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve.

Përshkrimi i Kursit

Kursi i Advanced Trauma Life Support (ATLSŸ) prezanton një metodë koncize për të vlerësuar dhe menaxhuar pacientët me lëndime të shumta.

Kursi pajis mjekët me njohuri dhe teknika që janë gjithëpërfshirëse dhe lehtësisht të adaptueshme për të përmbushur nevojat e tyre.

Aftësitë e përshkruara në manual përfaqësojnë mënyrën e sigurt për të kryer secilën teknikë, megjithëse Kolegji Amerikan i Kirurgëve (ACS) pranon se ka qasje të tjera të pranueshme. Megjithatë, njohuritë dhe aftësitë e mësuara në kurs përshtaten lehtësisht në të gjitha mjediset e kujdesit ndaj pacientit.

Ekipi i instruktorëve të Kursit ishte me përbërje ndërkombëtare dhe kryesisht nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve.

Numri i pjesëmarrësve në këtë kurs ishte 19, (specialistë dhe specializantë) të cilët merren me trajtimin e pacientëve me politraumë (p.sh. disiplina kirurgjikale, mjekësi emergjente, anesteziologji).

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për mision edukimin e vazhdueshëm, përsosjen e teknikave dhe qasjeve moderne operative. Trajnimi ATLS është planifikuar të mbahet vazhdimisht gjatë gjithë viteve, bazuar në përvojat e vendeve dhe qendrave të tjera në botë dhe të cilat i përkasin standardeve të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve.

Kolegji Amerikan i Kirurgëve (ACS) dhe Komiteti i tij për Traumën (COT) kanë zhvilluar programin ATLS për mjekët. Ky program ofron trajnime sistematike dhe koncize në kujdesin e hershëm të pacientëve me traumë.
Programi ATLS u ofron pjesëmarrësve një metodë të sigurtë dhe të besueshme për trajtimin e menjëhershëm të pacientëve të lënduar dhe njohuritë bazë të nevojshme për:

  1. Vlerësimin e gjendjes së pacientit shpejt dhe saktë.
  2. Reanimimin dhe stabilizimin e pacientit sipas prioritetit.
  3. Përcaktimin nëse nevojat e pacientit tejkalojnë burimet e një institucioni dhe/ose aftësinë e ofruesit të kujdesit.
  4. Organizimin e duhur për transferimin ndërspitalor të pacientit (kush, çfarë, kur dhe si)
  5. Sigurinë që po ofrohet kujdes optimal dhe që niveli i kujdesit të mos përkeqësohet në asnjë moment gjatë procesit të vlerësimit, ringjalljes ose transferimit.

Objektivat:

Pas përfundimit të kursit ATLS, mjeku është në gjendje të:

  • DemonstrojĂ« konceptet dhe parimet e vlerĂ«simeve parĂ«sore dhe dytĂ«sore tĂ« pacientit.
  • Vendos prioritetet e menaxhimit nĂ« njĂ« situatĂ« traume.
  • FillojĂ« menaxhimin parĂ«sor dhe dytĂ«sor tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r menaxhimin emergjent tĂ« kushteve akute kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r jetĂ«n nĂ« kohĂ«n e duhur.
  • NĂ« njĂ« simulim specifik, tĂ« demonstrojĂ« aftĂ«sitĂ« qĂ« kĂ«rkohen shpesh gjatĂ« vlerĂ«simit fillestar dhe trajtimit tĂ« pacientĂ«ve me lĂ«ndime tĂ« shumĂ«fishta

REZULTATET E KURSIT

Gjithsej 19 kandidatë u regjistruan për kursin e parë. Pjesëmarrësit që përfunduan kursin arritën të kalonin 100% të pjesës praktike të kursit.

Shpërndarja e kandidatëve (harta e përfundimit të suksesshëm)

5 Mjekë Emergjentë

4 Kirurgë Pediatër

4 Kirurgë të Përgjithshëm

2 Kirurgë Ortopedë

2 Anesteziologë

1 Kirurg vaskular

2 Auditues – Infermiere tĂ« AmbulancĂ«s

8-10 Maj 2024

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në partneritet më Sanford Medical Center ka përfunduar me sukses kursin e parë për vitin 2024 të Advanced Trauma Life Support (ATLS), mbajtur më 8-10 Maj 2024, në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë.


Grupi i instruktorëve ishte i përbërë prej trajnerëve nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve, Shqipëria dhe Kosova, dhe me këtë rast gjithashtu janë certifikuar 4 instruktorë kosovarë për ATLS:
– Dr. Baton Kelmendi, Dr. Doruntina Bunjaku, Dr. Hysni Jashari, dhe Dr. Fatlume Arifaj.

Në këtë Kurs kanë marrë pjesë 7 kandidatë:
1. Burim Maloku, MjekĂ«si Emergjente, Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Sami Haxhibeqiri”, MitrovicĂ«;
2. Landrit Mehaj, Kirurgji e Përgjithshme, QKUK;
3. Vigan Shala, Kirurgji e Përgjithshme, QKUK;
4. Altin Sallahu, Kirurgji e Përgjithshme, QKUK;
5. Jetlir Reshiti, Kirurgji e PĂ«rgjithshme, Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “ “, Prizren;
6. Ismet Jusufi, Anesteziologji me Mjekim Intenziv, QKUK-KAMI;
7. Arta Syla, Kirurgji Pediatrike, QKUK

Të gjithë kandidatët kanë përfunduar me sukses kursin dhe testin e kërkuar për certifikim në ATLS.

Duke zhvilluar kapacitetet tona trajnuese, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po siguron që profesionistët tanë mjekësorë të pajisen në baza të qëndrushme me aftësitë dhe njohuritë më të fundit për të shpëtuar jetë në mënyrë efektive.

24-26 Shtator 2024

U KOMPLETUA EDHE NJË ARRITJE E JASHTËZAKONSHME E KOLEGJIT TË KIRURGËVE TË KOSOVËS

Raundi i tretë i kursit ATLS që u mbajtë nga 24 deri 26 Shtator kishte 11 pjesëmarrës të shkëlqyeshëm që na u bashkuan nga e gjithë Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Për herë të parë në këtë kurs u përdorën edhe manekine profesionale, në sajë të një donacioni bujar nga Nënkryetari i Kolegjit tonë për SHBA, Dr. Mentor Ahmeti, dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut të madh, i cili e ka çuar kursin në një nivel tjetër.

Edhe më shumë se kaq, për herë të parë ky kurs u mbajtë nga trajnuesit tanë kosovarë nën drejtimin e Dr. Mentor Ahmeti nga Qendra Shëndetësore Sanford, SHBA, si dhe nën observimin dhe ekspertizën e Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Instruktorët e kursit:

– Dr. Rifat Latifi

– Dr. Mentor Ahmeti

– Dr. Baton Kelmendi

– Dr. Doruntina Bunjaku

– Dr. Hysni Jashari

– Dr. Luan Jaha

– Dr. Fatlume Arifaj

Koordinatorët e kursit:

– Driton Sadiku

– Melisa Missialek

27-29 Maj 2025

ATLS¼ KOSOVA – STANDARD BOTËROR I TRAJNIMIT PËR KUJDESIN NDAJ TRAUMAVE!

Me shumĂ« krenari njoftojmĂ« se Kolegji i KirurgĂ«ve tĂ« KosovĂ«s/Komiteti pĂ«r Traumë  pĂ«rfundoi me sukses kursin e katĂ«rt me radhĂ« tĂ« Advanced Trauma Life Support (ATLSÂź) – program ky i trajnimit me renome botĂ«rore, i licencuar nga American College of Surgeons dhe i mbikĂ«qyrur nga Sanford Medical Center, Qendra Traumatologjike e Nivelit 1 nĂ« Fargo, North Dakota, SHBA.

Kësaj here në kurs kanë marrë pjesë 15 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme mjekësore, të cilët janë trajnuar nga ekipi vendas i instruktorëve të licencuar, nën drejtimin e drejtorit të kursit, Dr. Mentor Ahmeti, nga Qendra Shëndetësore Sanford, SHBA, dhe Dr. Baton Kelmendi, Koordinator i ATLS Kosova.

Ky kurs me ndikim të madh përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm drejt ngritjes së standardeve të trajtimit të traumave në Kosovë, duke pajisur profesionistët tanë shëndetësorë me njohuritë e domosdoshme dhe aftësitë kritike bazuar në protokollet më të avancuara të trajtimit emergjent.

Një FALEMINDERIM i veçantë për Odën e Mjekëve të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për përkrahjen e tyre shumë të vlefshme në realizimin e këtij trajnimi, si dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, në hapësirat e se cilës po mbahet kursi ATLS Kosova.

Jemi veçanërisht mirënjohjës dhe krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e:

Dr. Mentor Ahmeti – Drejtor i Kursit

Dr. Baton Kelmendi – Koordinator i ATLS Kosova/Instruktor

Instruktorët tanë vendas të jashtëzakonshëm:

Dr. Doruntina Bunjaku

Dr. Luan Jaha

Dr. Hysni Jashari

Dr. Fatlume Arifi dhe

Driton Sadiku – BashkĂ«-koordinator i Kursit

22–24 shtator 2025

Kursi ATLS (Advanced Trauma Life Support) u mbajt nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 22–24 shtator 2025, nĂ«n organizimin e Kolegji i KirurgĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, i licencuar nga American College of Surgeons dhe i mbikĂ«qyrur nga Sanford Medical Center, QendĂ«r Traumatike e Nivelit tĂ« ParĂ« nĂ« Fargo, Dakota e Veriut, SHBA.


Kursi u drejtua nga Dr. Mentor Ahmeti (Drejtor i Kursit) dhe Dr. Baton Kelmendi (Koordinator dhe Instruktor), me pjesëmarrjen e instruktorëve:

Dr. Doruntina Bunjaku,

Dr. Luan Jaha,

Dr. Hysni Jashari,

Dr. Fatlume Arifi,

si dhe Dr. Driton Sadiku në rolin e bashkë-koordinatorit.

Në këtë trajnim morën pjesë 20 kirurgë dhe mjekë, të cilët e përfunduan me sukses kursin dhe kaluan provimet përkatëse.

Registration

Forgotten Password?