Buletini i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve shkruan për organizimin e Kongresit të Parë Klinik nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës
18 Shtator, 2021
Buletini i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve shkruan për organizimin e Kongresit të Parë Klinik nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës:
“Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është organizata më e re e kirurgëve në botë, e themeluar në Dhjetor 2018, e cila më 23-26 Shtator do ta mbajë Kongresin e saj të Parë Klinik. Ngjarja do të përfshijë Ceremoninë Hapëse gjatë së cilës Kolegji do të mirëpresë anëtarët e vet të rinj, ligjërues mysafirë me famë ndërkombëtare, dhe një numër sesionesh shkencore. Shpresojmë që trashëgimia e organizatës të frymëzojë krijimin e një zinxhiri kolegjesh të gjithë të lidhur duke punuar së bashku për avancimin e kirurgjisë dhe kujdesit ndaj pacientëve në mbarë botën.”