U mbajt Kongresi i Parë Klinik nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëorganizim me Odën e Mjekëve të Kosovës
29 Shtator, 2021
Jemi shumë të kënaqur të njoftojmë se në Kongresin e Parë Klinik morrën pjesë rreth 600 kirurgë nga të gjitha specialitetet kirurgjike me prezencë fizike ose online.
Në këtë kongres u prezantuan tema të ndryshme prej të gjitha disiplinave kirurgjike nga mbi 40 ligjërues të huaj dhe 50 vendorë.
Përzemërsisht i falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen gjatë kësaj kohe fatlume për kirurgjinë dhe shëndetësinë e Kosovës.
Së shpejti do të postojmë informata, pamje, intervista, etj., të mbledhura gjatë mbajtjes së Kongresit, gjersa video regjistrimin e Ceremonisë së Hapjes mund ta ndiqni këtu: