Dr. Ali Zatriqi

Dr. Ali Zatriqi lindi në Novi Pazar, më 11 prill 1929. Në Gjakovë përfundoi shkollën fillore, kurse të mesmen e vazhdoi në Prishtinë. Më 1948, përfundoi shkollën e Pilotit në Klasën e Pilotit Federativ, Romë. Më 1952, Ali Zatriqi regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd të cilin e përfundoi në vitin 1960. Më 1966, kreu specializimin në Klinikën e Kirurgjisë në Universitetin e Beogradit. Gjatë asaj kohe ishte Kryeshef i Repartit të Kirurgjisë në Novi Pazar. Në vitin 1974 vazhdoi me studime postdiplomike në Universitetin e Columbia, New York, SHBA. Pastaj më 1977, mbrojti tezën e doktoratës në Beograd, me ç’rast edhe u zgjodh docent për lëndën e Kirurgjisë së Përgjithshme për mësim në Gjuhën Shqipe.

Me 1971 pranohet si Asistent në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi punën në Repartin e Kirurgjisë, e më pastaj në Klinikën e Kirurgjisë, QKUK në Prishtinë. Më 1983 u zgjodh Profesor Inordinar, ndërsa më 1987 u zgjodh Profesor Ordinar. Si Kirurg profesionist në Kosovë, i pari filloi të merret me Onkologji dhe Imunologji. Pos të tjerash formoi Repartin, Ambulancën dhe Laboratorin Onkologjik – Imunologjik, të vetmin në rajon, pranë Klinikës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë. Në vitin 1977, me idetë e tij krijoi kushtet për transplantim të indeve dhe organeve.

Me udëheqjen e tij u formula Organizata e Kosovës për Luftë Kundër Kancerit në vitin 1978, ku pos të tjerash organizoi shumë aktivitete të vetëdijësimit dhe mbrojtjes dhe parandalimit së sëmundjeve onkologjike. Ideali i tij parësor ishte themelimi i repartit të Onkologjsië, të cilin e realizoi. Prej vitit 1979 deri në vitin 1983 ishte anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës së Onkologëve.

Punoi për rihapjen e Fakultetit të Mjekësisë, së bashku me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Ordinanca e tij shërbeu edhe si institucion arsimor në kohën e mbylljes së Fakultetit të Mjekësisë, ku shume studentë e dhanë pjesën praktike dhe teorike të provimit të Kirurgjisë Luftarake dhe të Përgjithshme e Speciale.

Ai la librin e Kirurgjisë Luftarake, Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Speciale, me rreth 1500 faqe, i cili në atë kohë nuk u botua për shkak të problemeve subjektive. Si njohës i gjuhëve të huaja në të cilat publikoi 200 punime shkencore në gjuhën angleze, frënge, serbe, dhe ruse. Ai ka qenë anëtar i shumë shoqatave kombëtare e ndërkombëtare. i cituar në literaturë nga autorë të ndryshëm të kohës, poashtu prezent në regjistrin e shkenctarëve të shtetit. Ishte organizator i dërgimit të ekipeve kirurgjike dhe pjesëmarrësve aktiv në dhënien e ndihmës mjekësore e kirurgjike për ushtarët e UÇK-së dhe popullatës civile.

Kur u krijuan kushtet për hapjen e Fakultetit të Mjekësisë dhe Klinikës së Kirurgjisë, Zatriqi, kreu detyrën e Drejtorit të Kirurgjisë, por nga kjo pozitë u largua me dhunë nga regjimi serb në vitin 1989 e pastaj u pensionua nga puna.

Dr. Ali Zatriqi vdiq më 21 korrik 2009 në Prishtinë.

Registration

Forgotten Password?