Bashkim Kadriu, M.D., FACP

Dr. Bashkim Kadriu, M.D., FACP, Kryeshef i Mjekësisë Translacionale dhe Drejtor Ekzekutiv në Jazz Pharmaceuticals (Mjekësia Translacionale dhe Eksperimentale, Neuroshkencë R&D), diplomoi në fakultetin e Mjekësisë në vitin 2004 në Universitetin e Prishtinës, në Republikën e Kosovës. Më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku punoi si Bashkëpunëtor Kërkimor Postdoktoral dhe më pas si Shkencëtar Kërkimor në Institutin e Neuropsikiatrisë, Universiteti i Illinois Chicago.

Dr. Kadriu përfundoi një fellowship kërkimor në Psikiatri/Neuroshkencë të Sjelljes në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein në New York City, dhe më pas kreu tre vitet e para të specializimit në Neuropsikiatri në Albert Einstein. Pastaj, ai u transferua si specializant i vitit të katërt në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor (NIMH), Institutin Kombëtar të Shëndetit (NIH) në Bethesda, ku më vonë punoi si Bashkëpunëtor i Kërkimeve Klinike, gjersa më vonë drejtoi ekipin e Translacionit në Degën e Terapeutikës Eksperimentale dhe Patofiziologjisë në NIMH, si dhe shërbeu si Zëvendës Drejtor në Zyrën e Kërkimeve Klinike në NIH.

Në vitin 2020 Dr. Kadriu iu bashkua industrisë farmaceutike Janssen, Kompanisë së Johnson & Johnson në rolin e Drejtorit dhe Udhëheqësit Klinik Global në zhvillimin e hershëm të barnave në neuropsikiatri. Në shtator të vitit 2022, Dr. Kadriu iu bashkua Industrisë farmaceutike Jazz (Mjekësia Translacionale dhe Eksperimentale), ku aktualisht drejton Ekipin e Mjekësisë Translasionale në Neuroshkenca.

Puna e tij përqendrohet në zhvillimin e hershëm të barnave, duke marrë komponime të mundshme nga zbulimi deri në fazat e hershme të zhvillimit klinik që synojnë gjetjen e kurave për sëmundjet e rënda neuropsikiatrike dhe çrregullimet e gjumit. nteresat e tij kërkimore përfshijnë eksperimentet e hershme klinike, neuroshkencën klinike translacionale, me fokus në përdorimin e qasjeve multimodale në eksplorimin e korrelacioneve neurobiologjike dhe rrugëve biologjike që udhëzojnë terapitë e reja dhe profilizimin e pacientëve në sëmundje të rënda mendore.

Ai ka botuar mbi 65 punime dhe kapituj librash në fushën e Neuroshkencës dhe Neuropsikiatrisë, si dhe ka marrë çmime të shumta prestigjioze në këtë fushë.

Registration

Forgotten Password?