Prof. Dr. Fatos Olldashi

Prof. Dr. Fatos Olldashi aktualisht është Shef i Klinikës së Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, lektor i neurokirurgjisë në Universitetin Mjekësor të Tiranës, neurokirurg konsulent në Spitalin Amerikan të Tiranës.

Ai ka diplomuar në vitin 1992 nga Fakulteti i Mjekësisë i Tiranës. Specializimin e ka kryer përgjatë periudhës 1994-2000 pranë departamentit të Neurokirurgjisë në QSUT “Nënë Tereza”. Përpos kësaj, ai ka kryer edhe specializime jashtë shtetit, si në Universitetin Maastricht, Holandë, në Spitalin Universitar Aarhus, Danimarkë, pastaj në Spitalin Universitar Rotterdam në Groningen, Holandë, në Spitalin Universitar Ioëa, SHBA, dhe që të gjitha për Neurokirurgji. Në vitin 2002 përfundoi Masterin në Neurokirurgji dhe në vitin 2010 doktoraturën poashtu në Neurokirurgji.

Ai është sekretar i Shoqatës Shqiptare të Neurokirurgjisë, anëtar i Shoqatës Botërore të Neurokirurgjisë, anëtar i komitetit ekzekutiv të Shoqatës Europiane të Neurokirurgjisë dhe i Shoqatës së Europës Juglindore të Neurokirurgjisë dhe anëtar i Shoqatës Amerikane të Neurokirurgjisë.

Registration

Forgotten Password?