Dr. Hajrullah Saraçi

Dr. Hajrullah Saraçi, ka lindur në Bivolak të Komunës Vushtrrisë me datën 03.09.1963. Pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, Hajrullahu, regjistron studimet në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës.

Pas përfundimit të fakultetit punoi si mjek i përgjithshëm deri në largimin e tij në Gjermani për t’u kthyer prapë.

Pas kthimit nga Gjermania fiton specializimin në Anestezion dhe Reanimacion. Pas përfundimit nis punën në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, konkretisht në Bllokun Operativ të Kujdesit Intensiv dhe të Kirurgjisë.

 Dr. Hajrullah Saraçi ishte specialist i Anestezionit dhe Reanimacionit dhe Drejtor Ekzekutiv i Spitalit “Sheikh Zayed” prej vitit 2015 deri në vitin 2019 si dhe prej vitit 2020 deri në vitin 2021.

Me 21 prill të vitit 2021 ndërroi jetë në Prishtinë pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër.

Registration

Forgotten Password?