Dr.Halil Krasniqi Prof. Ass. Dr. med. Dr. phil., ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Heinrich Heine Univerzitet në Düsseldorf, studimet e gjuhës dhe letersisë gjermane (Deutsch als Fremdsprache) në Fakultetin Filozofik, Heinrich Heine Univerzitet ne Düsseldorf, studimet në Fakultetin e Defektologjisë dhe Logopedisë me equavalentim në Fakultetin Filozofik, Logopedik dhe Defektologjik në Aachen.
Dr.Krasniqi ka vazhduar specializimin në kirurgjinë vaskulare në klinikën e kirurgjisë vaskulare dhe transplantimit te veshkëve në Univerzitetin Heinrich Heine në Düsseldorf dhe specializimin në kirurgjinë e përgjithshme në klinikën e kirurgjisë së përgjithshme, viscerale dhe të fëmijëve, në Kliniken univerzitare të Univerzitetit Heinrich Heine në Düsseldorf.
Më pas vazhdoi doktoraturën në shkencat e mjekësisë në Univerzitetin Heinrich Heine në Düsseldorf „Aneurizma e Aortes descendens – Rezultatet e kohës së gjatë pas Revaskularizimit dhe zëvendësimit konvencionel Protetik mbi 61 Pacientë“.
Aktualisht Dr.Krasniqi është Shef i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe Endovaskulare në Spitalin Helios në Pforzheim. Nga viti 2016, ai është Docent i jashtëm në Faultetin e Mjekësisë në Univerzitetin e Tiranës.