Dr. Sadik Llullaku, MD, PhD

Dr. Sadik Llullaku, MD, PhD ka lindur në Istog më 14.02.1954, ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin). U diplomua në Fakultetin e mjekësisë më 1978, kurse specializimin nga kirurgjia pediatrike (e fëmijëve) e përfundoi në Zagreb (Kroaci) më 1985. Studimet e magjistraturës i ka përfunduar më 2002, kurse doktoratën e ka kryer në Prishtinë më 2008. Ka punuar si kirurg i fëmijëve në QKUK, Prishtinë, deri në vitin 2019.

Poashtu, ka kryer edhe trajnime profesionale nga kirurgjia pediatrike, traumatologjia, telemjekësia dhe urodinamika pediatrike në Kroaci, SHBA dhe Suedi. Një mandat ka qenë edhe kryesues i Bordit Drejtues të ShSKUK-së. Ka punuar edhe si asistent i kirurgjisë në Fakultetin e mjekësisë- UP, si dhe si ligjërues në Kolegjin Heimerer në Prishtinë.

Registration

Forgotten Password?