Dr. Shefazim Hulaj

Dr. Shefazim Hulaj, i lindur më 1 Shkurt 1962 në Plavë, Dragash, ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në vendin e tij të lindjes. Diplomën e fakultetit të mjekësisë e ka fituar në vitin 1989 në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në Otorinolaringologji e ka përfunduar me sukses në vitin 2004, gjithashtu në Universitetin e Prishtinës.

Ai gëzon statusin e autorit në fushën e mjekësisë dhe ka prezantuar disa punime shkencore në kongrese dhe konferenca ndërkombëtare. Sot, Shefazim Hulaj jeton në Prizren dhe është i angazhuar si specialist Otorinolaringolog në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Registration

Forgotten Password?