Dr. Skender Topi i është bashkuar Këshillit Editorial të ‘Kosova Journal of Surgery’
‘Revista e Kirurgjisë së Kosovës’ është e lumtur të njoftojë se Dr. Skender Topi i është bashkuar Këshillit Editorial si Zëvendës Kryeredaktor. Me këtë rast, Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovësdhe njëkohëisht Kryeredaktori i Revistës, Dr. Rifat Latifi, ka deklaruar se përvoja e Dr. Topit dhe arritjet e jashtëzakonshme akademike të tij do t’i shtojnë shumë cilësisë dhe të ardhmes së Revistës së Kirurgjisë në Kosovë.
Dr. Topi është anëtar i dalluar i fushës së tij, dhe si i tillë ka kontribuar në shumë botime kërkimore. Aktualisht, ai është anëtar i ‘Ordine dei Medici Chirurghi e Degli Odontoriatri Della Provincia di Bari’ dhe profesor vizitor në shumë universitete në Itali, disa prej të cilave janë: Universita Degli Studi di Bari, L’Università dell’Aquila, dhe Universita di Palermo.