Dr. Will Chapleau

Dr. Will Chapleau është partner i themelimit të Institutit Paraspitalor Ndërkombëtar të Mjekësisë. Ai ka qenë  ndihmësmjek për 45 vjet dhe infermier-specialist traumatik për 32 vjet. Për tetë vitet e fundit ai ka shërbyer si Drejtor i Përmirësimit të Performancës në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve, pasi kaloi 6 vjet duke menaxhuar programet e trajnimit të Traumës për Komitetin për Traumë, në të cilin vend edhe u pensionua në prill të vitit 2020. Ai gjithashtu kaloi 20 vjet me Chicago Heights Fire Departament, ku për 6 vitet e fundit ishte Udhëheqës i Departamentit. Ai kaloi 15 vite si edukator në Sistemin EMS të Spitalit të Samaritanit të Mirë në Downers Grove, Ill., dhe në St. James Hospital dhe Prairie State College në Chicago Heights.

Chapleau shërbeu si Kryetar i Komitetit PHTLS të NAEMT për gati 20 vjet. Ai gjithashtu shërbeu në Bordin e Drejtorëve të NAEMT, si dhe në bordet për Shoqatën Kombëtare të Edukatorëve të EMS dhe Shoqërinë e Infermierëve të Traumës. Ai gjithashtu drejtoi një grup pune për Shoqatën Kombëtare të Mjekëve të EMS. Poashtu, ka qenë një kontribues i rregullt në Gazetën e Shërbimeve të Urgjencës Mjekësore (JEMS), EMS World Magazine dhe në Fire Apparatus Magazine. Ai është botuar gjithashtu në Journal of Trauma and Critical Care dhe Journal of Emergency Medicine. Dr. Chapleau gjithashtu ka shërbyer në bordin redaktues të EMS World Magazine. Ai ka shkruar dhe redaktuar pesë tekste të kujdesit paraspitalor në katër gjuhë dhe ka ligjëruar kujdesin paraspitalor, si dhe ka qenë ligjërues në konferenca në mbi 60 vende.

Registration

Forgotten Password?