Fjalimi i Kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Dytë Klinik
30 Nëntor, 2022
Ceremonia e Hapjes së Kongresit të Dytë Klinik është hapur me fjalimin e Kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, i cili ndër të tjera ka thënë:
“Kur e kemi krijuar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, me 3 Dhjetor 2018, jemi zotuar për dy misione të mëdha. 1. Të ngrisim Kirurgjinë Kosovare në nivelin dhe standardet bashkëkohore dhe ta bëjmë pjesë të Kirurgjisë Botërore dhe 2. T’i bashkojmë të gjithë Kirurgët në Kosovë dhe në diasporë, me miqtë tanë ndërkombëtarë, nën një ombrellë me të njëjtin qëllim: modernizimin e Kirurgjisë – mbretëreshës së Mjekësisë kudo në botë.
Sot, përpara jush, jam më se i lumtur të deklarojë që ky mision po arrihet, përkundër sfidave përgjatë këtij rrugëtimi.”