Të nderuar kolegë kirurgë, anesteziologë, dhe mjekë emergjent që jetoni dhe punoni në vendet e Evropës,
Me shumë kënaqësi dhe entuziazëm ju ftojmë të merrni pjesë në takimin fillestar për themelimin e Degëve së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KKK) për Evropë dhe inicimin e bashkëpunimit të rregullt ndërmjet kolegëve shqiptarë në Evropë dhe Kosovë.
Duke ndjekur shembullin e funksionimit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe krijimit të lidhjeve profesionale mes kirurgëve, themelimi i Degëve të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Evropë shënon një moment kyç në përpjekjet tona kolektive drejt avancimit të praktikës dhe edukimit kirurgjik në Kosovë dhe rajon.
Si pjesë e angazhimit tonë për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet kirurgëve të mërgatës dhe atyre në Kosovë, ne fuqimisht besojmë se formimi i kësaj dege do të krijojë mundësi të mëdha për shkëmbim njohurish, zhvillim profesional dhe iniciativa inovative brenda komunitetit tonë kirurgjik.
Gjatë takimit dhe darkës do të diskutojmë objektivat, strukturën dhe strategjinë e degës së KKK-së për Evropë, do të shqyrtojmë mundësitë për partneritete dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e edukimit kirurgjik, punës kërkimore dhe praktikës klinike në Kosovë, si dhe detajet e anëtarësimit në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.
Prania dhe pjesëmarrja e juaj aktive në këtë takim inaugurues është e një rëndësie kyqe, gjersa njohuritë, ekspertiza dhe mbështetja juaj e deritanishme do të konsolidohet duke vendosur themelet për bashkëpunime të rregullta gjatë viteve në vijim.
𝐃𝐚𝐭𝐚: 𝟐𝟑 𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟒
𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢: 𝟏𝟔.𝟎𝟎 – 𝟏𝟖:𝟑𝟎
𝐃𝐚𝐫𝐤𝐚: 𝟏𝟗.𝟎𝟎 – 𝟐𝟐:𝟎𝟎
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢: 𝐖𝐢𝐫𝐭𝐬𝐜𝐡𝐚𝐟𝐭𝐬𝐜𝐥𝐮𝐛 𝐃𝐮̈𝐬𝐬𝐞𝐥𝐝𝐨𝐫𝐟 𝐆𝐦𝐛𝐇, 𝐁𝐥𝐮𝐦𝐞𝐧𝐬𝐭𝐫𝐚ß𝐞 𝟏𝟒, 𝐃-𝟒𝟎𝟐𝟏𝟐 𝐃𝐮̈𝐬𝐬𝐞𝐥𝐝𝐨𝐫𝐟, 𝐆𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐲
Pasi që vendet janë të limituara për pjesëmarrje në lokacionin ekskluzivisht të rezervuar për këtë ngjarje, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 𝟏𝟎 𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟒, në emailin adresën: 𝐢𝐧𝐟𝐨@𝐤𝐨𝐬𝐜𝐬.𝐨𝐫𝐠.
Pas takimit do të ofrohet edhe darka, e cila është me pagesë prej 𝟗𝟖.𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨, dhe bëhet përmes xhirollogarisë:
KOSOVA COLLEGE OF SURGEONS
Adresa: QKUK, Qendra e Telemjekësisë, 10000 Prishtinë
Raiffeisen Bank Kosovo
IBAN: XK051501060001752622
Nëse keni ndonjë pyetje ose kërkoni informacione shtesë, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni përmes email: [email protected], apo tel: +38349886780.
Me padurim presim t’ju takojmë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe të krijojmë lidhje të qëndrueshme partneriteti dhe miqësie midis kirurgëve shqiptarë anembanë Evropës dhe Kosovës.
Me respekt,
Kryesia e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës