Gazmend Berisha, MD

Gazmend Berisha, MD, u lind në vitin 1983 në një familje me prejardhje kosovare. Ai ka jetuar në Norvegji për 35 vjet. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Comenius, Bratislava, Sllovakia në vitin 2010. Gjatë specializimit në fushën e Anesteziologjisë, ai ka punuar si specializant në Pediatri nga viti 2014 deri në vitin 2015. Në vitin 2018, ai përfundoi specializimin në Anesteziologji dhe Mjekësi e Kujdesit Intensiv në Spitalin Universitar Oslo Rikshospitalet. Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2019, ai punoi si Asistent Profesor në Universitetin e Oslo, në kampusin e Spitalit Universitar Akershus, duke ligjëruar në fushën e Pediatrisë Akute, Neonatologjisë Akute dhe Reanimimit Kardiopulmonar tek të porsalindurit dhe fëmijët.

Aktualisht, ai punon në Departamentin e Anesteziologjisë dhe Mjekësisë së Kujdesit Intenziv në Spitalin Universitar Stavanger si Anesteziolog Konsulent dhe po përfundon studimet doktorale për reanimimin neonatal në Universitetin e Oslos dhe Spitalin Universitar Akershus. Gjithashtu, ai punon në Edar-Medical International, Kosovë, si Anesteziolog paraspitalor/doktor për Ambulancën Ajrore. Ka publikuar disa artikuj në lidhje me reanimimin neonatal, është anëtar i Shoqatës për Difficult Airway Society UK (DAS), European Society for Paediatric Research – Neonatal Resuscitation Section (ESICM) dhe Shoqatës Evropiane për Kujdes Intensiv Pediatrik dhe Neonatal (ESPNIC). Përpos të tjerash, ai është peer-reviewer dhe vlerëson punimet për Scandinavian Journal of Trauma, Resuscitation and Emergency Medicine dhe Anesthesia & Analgesia Practice (A&A Practice).

Registration

Forgotten Password?