Hayato Kurihara, MD, FACS, FEBS

Hayato Kurihara, MD, FACS, FEBS është i diplomuar në Universitetin Shtetëror të Milanos, Itali. Dr. Hayato Kurihara është Drejtor i Njësisë së Kirurgjisë Emergjente në Ospedale Maggiore Policlinico të Milanos, Itali (e cila është themeluar në vitin 1456 pas Krishtit). Ai është gjithashtu Ndihmës- Profesor në Universitetin Shtetëror të Milanos. Është Kryetar i Shoqatës Evropiane për Traumën dhe Kirurgjinë Emergjente (2022-2023) dhe Zëvendës-Kryetar i Shoqatës Italiane për Kirurgjinë Emergjente dhe Traumën. Pos të tjerash, Dr. Kurihara është Anëtar Nderi i Bordit Evropian të Kirurgjisë (Kirurgjia Emergjente) në UEMS (Unionin Europian te Specialistëve Mjekësorë) dhe Anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve. Ai është i përfshirë kryesisht në kurse edukative si: Instruktor i Avancuar i Trauma Life Support, Instruktor i Ultratingullit në Point of Care, në Kursin e Kujdesit për Traumën për Kirurgjinë Definitive në Fakultetin Ndërkombëtar dhe Kursin e Kirurgjisë Emergjente. Fokusi i tij kryesor ka të bëjë me Kirurgjinë e Kujdesit Akut dhe Traumën, me interes të veçantë për pacientët kritikë dhe fragjil. Ai gjithashtu është fokusuar në aftësitë jo-teknike, punën në ekip dhe lidershipin në mjedisin kirurgjik.

Registration

Forgotten Password?