Ismet Gavrankapetanović, MD, M.Sc., Ph.D.

Ismet Gavrankapetanović, MD, M.Sc., Ph.D., përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës. Ai mori titullin Specializant i Kirurgjisë Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë. Dr. Gavrankapetanović vazhdoi studimet duke përfunduar Master dhe Doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë, Sarajevë. Ai ka shërbyer si Shef i Departamentit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Drejtor i Institutit për Kërkim Mjekësor, Edukim dhe Zhvillim të Qendrës Klinike të Universitetit të Sarajevës, Shef i Departamentit të Kirurgjisë tek Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës. Ai është profesor në departamentin e Kirurgjisë dhe Kirurgjisë së Luftës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Sarajevës.

Dr. Gavrankapetanović është njohës i 4 gjuhëve; Angleze, Franceze, Arabike dhe Turke. Për vite ai ka qenë konsulent në Spitalin privat të Ortopedisë në Saarbrucken-Gjermani, konsulent në Spitalin privat të Ortopedisë në Gothenburg-Suedi, si dhe nga Shtatori i 2012-ës ai është konsulent i familjes mbretërore të UAE. Dr. Gavrankapetanović ka 258 punime profesionale (si autor dhe bashkautor), 223 dorëshkrime shkencore – profesionale të publikuara në revista dhe materiale të konferencave, 21 libra- monografi (si autor dhe bashkautor), dhe 14 udhërrëfyes të vlerësuar nga kolegët.

Registration

Forgotten Password?