Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të mbajë Javën e Punëtorive me 22-26 Maj, në Hotel International Prishtina, dhe të drejtë pjesëmarrje kanë specialistët dhe specializantët e këtyre lëmive kirurgjike:
– Ortopedisë
– Kardiokirurgjisë
– Kirurgjisë së Përgjithshme;
– Gjinekologjisë.
– Kirurgjisë së Fëmijëve
Afati për regjistrim është deri me 15 Maj, por ju lutem vëni re se afati mund të mbyllet edhe më herët nëse plotësohet numri i caktuar i pjesëmarrësve, si në vijim:
22-23 Maj, Ortopedi – 20 pjesëmarrës
24 Maj, Kardiokirurgji – 20 pjesëmarrës
25-26 Maj, Kirurgji Abdominale, e Gjinekologjisë, e Fëmijëve – 30 pjesëmarrës.
Përderisa pagesa e caktuar për pjesëmarrje është 50 euro, duke iu falenderuar sponsorëve të sivjetëm, kjo pagesë për pjesën e kardiokirurgjisë do të mbulohet në tërësi nga sponsori, kurse për lëmitë tjera pjesëmarrësit duhet të paguajnë 50% të shumës, pra 25 euro.
Për t’u regjistruar, ju lutem plotësoni të dhënat e mëposhtme: