Java e Punëtorive të KCS: Dr. Gani Ceku & Prof. Dr. Brikena Dacaj- Elshani
Kryetari i Bordit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Dr. Gani Çeku dhe Prof. Dr. Brikena Dacaj- Elshani, në një intervistë të përbashkët në Klan Kosova, kanë diskutuar për aktivitetet e Javës së Punëtorive, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, e që ka filluar më datë 22 maj dhe ka përfunduar sot më datë 26 Maj 2023.
Dr. Gani Ceku, kirurg i fëmijëve, dhe kryetar i Bordit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, deklaroi se edukimi i vazhdueshëm i specialistëve dhe specializantëve të lëmive të ndryshme shëndetësore kirurgjike, ka qenë qëllimi kryesor i organizimit të Javës së Punëtorive. Mjekët e rinj, sipas tij, ka nevojë për shkëmbimin e eksperiencave ndërkombëtare të lëmive kirurgjike.
Ai shtoi se kirurgjia e fëmijëve është avancuar dukshëm në Kosovë, edhe pse siç tha dr. Ceku, “duhet punuar më shumë, në mënyrë që të jemi të barabartë me vendet më të zhvilluara”.
Ndërkaq, Prof. Dr. Brikena Dacaj- Elshani, gjinekologe, tha se me aktivitetet e Javës së Punëtorive sa i përket lëmisë së Gjinekologjisë, kemi shpalosur tema që kanë të bëjë me qasjen e intervenimeve me laparaskopi, meqë ky proces dhe qasja e tillë, janë në trend me kohën dhe zhvillimet e fundit shkencore. Duke folur për trajtimin e shtatzënisë ektopike dhe cistave ovariale me laparoskop, ajo theksoi se “është më se e domosdoshme zhvillimi i procesit të tillë, pasi që procesi me metodat laparaskopike, tashmë është në avancim të hovshëm{.
Përndryshe, Java e Punëtorive, i është dedikohet Artroskopisë, Qasjeve Minimale Invazive në lëminë e Kardiokirurgjisë, Laparoskopisë në Kirurgjinë Abdominale, Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu: