Java e Punëtorive të KCS: Dr. Zhuri & Dr. Shurdhiqi shpalosin detajet
Kryetari Pasues i KCS-së, Dr. Osman Zhuri, dhe Dr. Shpejtim Shurdhiqi, UD Drejtor i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë, Tëvë1, flasin për Javën e Punëtorive.
Në intervistën e përbashkët, ata shpalosën aktivitete e Javës së Punëtorive të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, që ka filluar më datë 22 maj dhe sot ë vazhdoj deri më 26 Maj 2023.
Dr. Osman Zhuri, ortoped dhe kryetar pasues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, tha se qëllimi kryesor i aktiviteteve të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në këtë rast të Javës së Punëtorive, është edukimi i vazhdueshëm i specialistëve dhe specializantëve të lëmive të ndryshme shëndetësore.
Ai tha se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave me ekspertë ndërkombëtar ka rëndësi të madhe në avancimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, dhe se gjeneratat e reja të mjekëve tanë, kanë nevojë për eksperiencë ndërkombëtare.
Ndërkaq, Dr. Shpejtim Shurdhiqi, UD Drejtor i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë, tha se me aktivitetin e Javës së Punëtorive sa i përket lëmisë së Kardiokirurgjisë, synojmë ti shpalosim disa tema që kanë të bëjë me qasjen minimale invazive, dhe për qasjet të cilat janë në trend me kohën dhe zhvillimet e fundit.
Po ashtu në këtë intervistë u bisedua edhe për planet për zhvillimet dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Përndryshe, Java e Punëtorive, i dedikohet Artroskopisë, Qasjeve Minimale Invazive në lëminë e Kardiokirurgjisë, Laparoskopisë në Kirurgjinë Abdominale, Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.
Intervista e plotë: