Java e Punëtorive të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës: Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i KCS
Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës Dr. Sadik LLullaku, në një intervistë në televizionin T7, ka folur për aktivitetet e Javës së Punëtorive, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, e që ka filluar më datë 22 maj dhe ka përfunduar më datë 26 Maj 2023.
Dr. Sadik LLullaku, ka deklaroi se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për bazë edukimin e vazhdueshëm të specialistëve dhe specializantëve të lëmive të ndryshme shëndetësore kirurgjike. Prandaj, sipas tij edhe Java e Punëtorive, i është dedikuar mjekëve, të cilët kanë nevojë për shkëmbimin e eksperiencave ndërkombëtare të lëmive kirurgjike.
Java e Punëtorive, sipas Dr. Llullakut, do të jetë një projekt i vazhdueshëm i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që ka për qëllim avancimin e profesionit të kirurgut, por më rëndësi të veçantë i kujdesit të vazhdueshëm ndaj pacientëve kirurgjik.
Në këtë intervistë, Dr. Llulllaku ka folur edhe për planet për zhvillimin dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovë.
Përndryshe, Java e Punëtorive, i është dedikohet Artroskopisë, Qasjeve Minimale Invazive në lëminë e Kardiokirurgjisë, Laparoskopisë në Kirurgjinë Abdominale, Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.
Intervista e plotë: