Javën e Punëtorisë “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike në Katër Lëmi Kirurgjike dhe Ultratingulli”
4 Prill, 2022
Java e Punëtorisë së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të mbaj Javën e Punëtorisë “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike në Katër Lëmi Kirurgjike dhe Ultratingulli” me datë 23-28 Maj, 2022.
Punëtoritë do t’i dedikohen:
-Intervenimeve Laparoskopike në Kirurgjinë Abdominale;
-Intervenimeve Laparoskopike në Kirurgjinë e Fëmijëve;
-Interventimeve Laparoskopike në Gjinekologji;
-Intervenimeve Endoskopike në Urologji;
-Ultratingullit në këto katër lëmi.
Në të gjitha këto punëtori, programi do të përbëhet nga ligjërata për secilën temë, ligjërata e ekspertit të kompanisë për instrumentariumin, si dhe nga pjesa praktike në të cilën secili pjesëmarrës do të ushtrohet në laparoskop dhe në ultratingull.
Mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit nga këto lëmi kirurgjike (specialistë, specializantë).
Për t’u regjistruar plotësoni të dhënat e kërkuara në këtë link:
Pjesëmarrja në punëtori do të vlerësohet me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës.