Komiteti i Grave Specialiste të Kirurgjisë

Kryesia

Kryetare: Dr. Mire Hoxha Shoshi -Oftalmologe

Nënkryetare: Dr. Violeta Zatriqi- Kirurge Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike

Anëtare e Kryesisë: Dr. Harieta Zherka Saraçini – Kirurge vaskulare

Anëtare e Kryesisë: Dr. Eliza Kastrati- Kirurge torakale

Anëtarët e Komitetit:

  • Dr. Mire Hoxha Shoshi- Oftalmologe
  • Dr. Brikena Dacaj Elshani – Gjinekologe dhe Obstetre
  • Dr. Hilmije Aliu Çuni – Gjinekologe dhe Obstetre
  • Dr. Arijeta Shaqiri Rahimi
  • Dr. Arlinda Basha
  • Dr. Arta Zeka – Kirurge Pediatrike
  • Dr. Besa Kolloni
  • Dr. Eliza Kastrati- Kirurgji torakale
  • Dr. Fatlume Arifaj- Mjekesi Emergjente
  • Dr. Harieta Zherka Saracini- Kirurge vaskulare
  • Dr. Laura Leci Tahiri – Kirurge vaskulare
  • Dr. Liridona Guci – Kirurge Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike
  • Dr. Preveza Abrashi- Kirurge Abdominale
  • Dr. Teuta Daullxhiu
  • Dr. Valbona Nushi Stavilevci -Pediatre Nefrologe
  • Dr. Violeta Zatriqi – Kirurge Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike
  • Dr. Vjollca Binqe – Ortopede dhe Traumatologe

Misioni:

Përmes këtij Komiteti, gratë dhe vajzat specialiste dhe specializante do të fuqizojnë rolin e tyre të rëndësishëm në kujdesin kirurgjik të pacientëve;

-Do të kërkohen dhe gjenden format më të mira që grate të jenë mirë të përfaqësuara edhe në profesionet e kirurgjisë, si dhe ne lidershipin institucional dhe akademik;

-Do të punohet edhe për shkrimin e historikut të grave në kirurgji, si dhe rregullisht do të promovojë të arriturat e grave në profesion dhe shkencë;

-Do të ketë në fokus edhe mirëqenien e grave, si dhe do të jetë zë i fuqishëm kundër diskriminimit, ngacmimit dhe bullizmit ne vend të punës, në KCS dhe në shoqëri në përgjithësi.

Aktivitet:

Krijimi i atmosferës së mirë dhe të sigurtë të punës duke e pasur në thelb respektin e duhur ndaj secilit, shpie direkt te plotësimi i një prej objektivave kryesore të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që është përmirësimi i kujdesit ndaj pacientit kirurgjik dhe avancimi i praktikës etike të kirurgjisë.

Për këtë qëllim, udhëheqësia e KKK ka miratuar propozimin e Komitetit të Grave Kirurge të KKK për adoptimin e Deklaratës mbi Ngacmimin, Bullizmin dhe Diskriminimin, e cila është përshtatur nga deklarata e njëjtë e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve.

Këtë Deklaratë mund ta lexoni të plotë këtu: https://koscs.org/sq/deklarata-mbi-ngacmimin-bullizmin-dhe-diskriminimin/

Aktivitet 2024:

DEI qëndron për Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen. Ai u referohet parimeve dhe praktikave që synojnë krijimin e mjediseve ku të gjithë individët, pavarësisht nga prejardhja, identiteti ose karakteristikat e tyre, respektohen, vlerësohen dhe u sigurohen mundësi të barabarta. Iniciativat e DEI-së përpiqen të nxisin diversitetin në të gjitha format e tij, të sigurojnë barazi në aksesin ndaj burimeve dhe mundësive dhe të promovojnë një kulturë gjithëpërfshirëse ku të gjithë ndihen të mirëpritur dhe të aftë për të marrë pjesë dhe për të kontribuar plotësisht.

Deklaratën e plotë e lexoni këtu: https://koscs.org/sq/deklarate-e-kolegjit-te-kirurgeve-te-kosoves-per-diversitet-barazi-dhe-perfshirje-dei/

Registration

Forgotten Password?