Komiteti për Diversitet

Kryesia

Kryetare: Prof. Dr. Qëndresë Daka, Oftalmologe

Anëtarët e Komitetit:

  • Dr. Berat Kerolli – Neurokirurg, Kryetar i Kaluar
  • Dr. Lindita Ibrahimi – Gjinekologe dhe Obstetër
  • Dr. Jehona Ukshini – Kirurge Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike
  • Dr. Arsim Kelmendi – Kirurg Maksillofacial
  • Dr. Frederik Cuperjani – Kirurg Torakal
  • Dr. Berat Kerolli – Neurokirurg
  • Dr. Bali Gashi – ORL

Misioni:

Komitetit për Diversitetin ka për mision që të studiojë nevojat arsimore dhe profesionale të kirurgëve të nënpërfaqësuar dhe ndikimin që puna e këtij Komiteti mund të ketë në eliminimin e pabarazive shëndetësore midis grupeve të ndryshme të popullsisë.

Rritja e diversitetit në sistemin shëndetësor çon në një kujdes cilësor i cili njihet nga pacientët dhe bën që individët të ndjehen të vlerësuar, duke çuar në rënie të lodhjes/burnout dhe lejon zhvillimin e talentit të fuqisë punëtore. Rrjedhimisht qëllimet e Komitetit për Diversitet janë:

-Të ketë diversitet dhe përfshirje (inkluzion) në të gjitha fushat e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës;

-Të angazhoj anëtarët e Kolegjit që të punojnë për t’u siguruar që nevojat e tyre po adresohen brenda fuqisë punëtore, arsimit dhe kujdesit klinik;

-Të theksoj praktikat më të mira në kirurgji që adresojnë larminë e fuqisë punëtore, përfshirjen dhe pabarazitë në kujdesin shëndetësor.

Aktivitet 2024:

DEI qëndron për Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen. Ai u referohet parimeve dhe praktikave që synojnë krijimin e mjediseve ku të gjithë individët, pavarësisht nga prejardhja, identiteti ose karakteristikat e tyre, respektohen, vlerësohen dhe u sigurohen mundësi të barabarta. Iniciativat e DEI-së përpiqen të nxisin diversitetin në të gjitha format e tij, të sigurojnë barazi në aksesin ndaj burimeve dhe mundësive dhe të promovojnë një kulturë gjithëpërfshirëse ku të gjithë ndihen të mirëpritur dhe të aftë për të marrë pjesë dhe për të kontribuar plotësisht.

Deklaratën e plotë e lexoni këtu: https://koscs.org/sq/deklarate-e-kolegjit-te-kirurgeve-te-kosoves-per-diversitet-barazi-dhe-perfshirje-dei/

Registration

Forgotten Password?