Misioni:
Komitetit për Diversitetin ka për mision që të studiojë nevojat arsimore dhe profesionale të kirurgëve të nënpërfaqësuar dhe ndikimin që puna e këtij Komiteti mund të ketë në eliminimin e pabarazive shëndetësore midis grupeve të ndryshme të popullsisë.
Rritja e diversitetit në sistemin shëndetësor çon në një kujdes cilësor i cili njihet nga pacientët dhe bën që individët të ndjehen të vlerësuar, duke çuar në rënie të lodhjes/burnout dhe lejon zhvillimin e talentit të fuqisë punëtore. Rrjedhimisht qëllimet e Komitetit për Diversitet janë:
-Të ketë diversitet dhe përfshirje (inkluzion) në të gjitha fushat e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës;
-Të angazhoj anëtarët e Kolegjit që të punojnë për t’u siguruar që nevojat e tyre po adresohen brenda fuqisë punëtore, arsimit dhe kujdesit klinik;
-Të theksoj praktikat më të mira në kirurgji që adresojnë larminë e fuqisë punëtore, përfshirjen dhe pabarazitë në kujdesin shëndetësor.