Komunikatë Për Media
16 Shtator, 2021
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë ta përcjellni Kongresin e Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës, i cili do të mbahet më 23-26 Shtator, 2021, në Hotel Emerald, në mënyrë hibride (me pjesëmarrje fizike dhe virtuale).
Në këtë Kongres katër-ditorë do t’i prezantojnë punimet e tyre rreth 100 ligjërues, me ç’rast rreth gjysma e tyre janë profesorë dhe kirurgë të rangut botëror nga SHBA, Argjentina, Shqipëria, Austria, vende tjera të Evropës dhe më tej.
Ceremonia e hapjes do të mbahet më 23 Shtator 2021, nga ora 17.00, në të cilën do të jenë të ftuar mysafirë nga autoritetet vendore qendrore si: Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, Ministrja e Arsimit, përfaqësues të tjerë nga autoritet përkatëse të institucioneve shkencore dhe shëndetësore, etj.
Në këtë ceremoni, mes tjerash, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do t’ua ndajë Ҫmimin “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” dy kirurgëve të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, për arritjet e tyre jetësore në kirurgji.
Shpresojmë ta përcjellni këtë ngjarje të rëndësishme të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për shkencën dhe praktikën kirurgjike dhe gjithë sistemin shëndetësor në Kosovë dhe rajon.
Me respekt,
Rifat Latifi
Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
Osman Zhuri dhe Mentor Gorani
Bashkë-Kryesues të Kongresit