KOSOVA DHE KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS BËHEN ME 5 INSTRUKTORË TË RI PËR ATLS

Një lajm i mrekullueshëm na vjen nga Patra, Greqi!


Pas një trajnimi disa-ditorë të ofruar atje nga ATLS Greece, kursin për instruktorë të ATLS e përfunduan pesë mjekët tanë: Baton Kelmendi, Doruntina Bunjaku, Hysni Jashari, Luan Jaha, dhe Fatlume Arifaj.
Kësisoj, ky ekip i shkëlqyeshëm tani e tutje do jetë edhe pjesë e grupit kryesor në promulgimin (përhapjen) e Kursit ATLS në Kosovë, gjersa Kolegji e uron me krenari secilin pjesëmarrës të Kursit në ATLS Greece për suksesin e tyre.
Siç edhe kemi njoftuar më herët, Komiteti Ekzekutiv i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) ka aprovuar kërkesën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Sanford Health, Sanford Medical Center Fargo, North Dakota, USA, për përhapjen (promulgimin) e kursit ATLS në Kosovë.
Gjithashtu, pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Kolegjin, tani e tutje SHSKUK do t’i përkrahë pjesëmarrësit e Kursit ATLS Kosova përmes mbulimit të një pjese të çmimit për pjesëmarrës.
Për më shumë detaje rreth kursit të radhës që mbahet së shpejti, ju lutem përcjellni webfaqen e Kolegjit dhe mediat tona sociale.

Registration

Forgotten Password?