HealthFlex
×
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Udhëheqësia
    • Anëtarët e Nderit
    • Komitetet
    • Anëtarësia e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Zotimi i Anёtarit
    • Raportet Vjetore
      • Raporti Vjetor (2021) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2022) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2023) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2024) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • 7 Vitet e Para: Shtegu drejt Përsosmërisë
      • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
  • EVM
    • ATLS
      • APLIKACIONI PËR REGJISTRIM NË KURSIN ATLS
      • Broshura: Kursi Advanced Trauma Life Support (ATLS)
      • PËRMBLEDHJE E KURSIT 𝐀DVANCED TRAUMA LIFE SUPPORT (𝐀𝐓𝐋𝐒) NË KOSOVË
    • Program i Kursit Bazik të Laparoskopisë dhe Përdorimit të Energjisë në Laparoskopi 2025
    • IGR
      • Programi i Ciklit të Ligjëratave Mujore: Risitë dhe Sfidat në Kirurgji (2025)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2024)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2023)
      • International Grand Rounds
    • TRYEZA SHKENCORE PËR KANCERIN E REKTUMIT: BASHKËPUNIM SHUMËDISIPLINAR PËR TRAJTIM EFEKTIV
    • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë
      • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Edicioni i Dytë
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza II
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza I
    • Punëtoria: “Rrugët e Vështirësuara të Frymëmarrjes për Anesteziologët dhe Kirurgët”
    • Java e Punëtorive 2022
      • Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”
    • Seminari: Risitë në Trajtimin e Kancerit të Gjirit në Kirurgjinë Torakale
    • Seminari në disiplinën e Oftalmologjisë
    • Punëtoria: Diabetic Macular Edema – DME and Age-Related Macular Degeneration – AMD
    • Java e Punëtorive 2023
      • Java e Punëtorive e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, 22-26 Maj, 2023
    • Simpoziumi: “Menaxhimi i Politraumave dhe ATLS”
    • Punëtoria për Përgaditjen dhe Shkrimin e Punimeve për Publikim në Revistat Shkencore
    • Punëtoria: Si ta përgatisësh punimin shkencor për një ditë?
  • Lajme
    • Lajme
    • Kolegji në Media
    • Udhëzime
      • Deklaratë e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Diversitet, Barazi dhe Përfshirje (DEI)
      • Deklarata mbi Ngacmimin, Bullizmin, dhe Diskriminimin
    • Buletini
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 4)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 3)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 4, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 1)
    • Intervista me Kirurgë
      • Intervistë me Prof. Dr. Agron Dogjani – Kursi ATLS ishte një e arritur e shkëlqyer për Kosovën
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Vlora Ibishi
      • Intervistë me Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA
      • Intervistë me Dr. Bedri Osmanin
      • Intervistë me Dr. Lulzim Vokrri
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Brikena Dacaj – Elshani
      • Intervistë me Lumnije Kqiku – Biblekaj, MD, DDS, Ph.D
      • Prof. Dr. Syheda Latifi – Hoxha: Aftësia e një pedagogu është të krijojë kuadro me të mirë se vet
      • Intervistë me Prof. Dr. Xhemil Bytyçit-njëri ndër urologët e parë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
      • Intervistë me Dr. Ali Devaja
      • Intervistë me Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri – Karabdiç
      • Intervistë me Dr. Përparim Limani, MD, PhD, FACS, FEBS
      • Intervistë me Dr. Arta Syla & Dr. Fatlume Arifaj
      • Intervistë me Dr. Dile Rrusta
      • Intervistë me Dr. Dardan Muçaj
      • Intervistë me Dr. Mimoza Pllana
  • KJS
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 10, Numri 1, Pjesa 1): Focused Issue – Trauma and Surgical Critical Care
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 5, Numri 1)
    • Inaugurimi i Revistёs
    • KJS web
  • Kongreset
    • Kongresi 2021
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit të Parë Klinik
      • Libri i Kongresit të Parë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi i Arritjeve Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Workshop
      • Anketa 2021
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
    • Kongresi 2022
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit
      • Libri i Kongresit të Dytë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Ligjëratat e emërtuara (“state-of-the-art”)
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
      • Anketa 2022
    • Kongresi 2023
      • Rreth Kongresit
      • Programi Shkencor i Kongresit të Tretë Klinik
      • Libri i Kongresit të Tretë Klinik & Abstraktet
      • Regjistrimi për prezantues dhe pjesëmarrës
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Tretë Klinik
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi për Vullnetarizëm
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2023
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponzorët e Kongresit të Tretë Klinik
      • Anketa 2023
    • Kongresi 2024
      • Rreth Kongresit
      • Libri i Kongresit të Katërt Klinik & Abstraktet
      • Propozime për Çmimet e Kongresit të Katërt Klinik
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Katërt Klinik
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Katërt Klinik
      • Programi Shkencor i Kongresit të Katërt Klinik
      • Programi i Simpoziumit të Traumës “Prof. Rao Ivatury”
      • Programi i Simpoziumit Satelit: Rrugëtim drejt themelimit të Qendrës së Gjirit në Kosovë
      • Programi i Simpoziumit “Trajtimi Bashkëkohor i Plagës”
      • Simpozium Satelit & Punëtori mbi Kirurgjinë e Hapur dhe Endovaskulare
      • Bashkëpunimi me Sponsorë
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2024
      • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Sponsorët e Kongresit të Katërt Klinik
      • Çmimet për Prezantimet më të mira – Kongresi i Katërt Klinik
      • Galeria – Kongresi i Katërt Klinik
  • Kongresi 2025
    • Rreth Kongresit
    • FJALA E MIRËSEARDHJES NGA PROF. DR. RIFAT LATIFI
    • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Pestë Klinik
    • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Pestë Klinik
    • Programi Shkencor Final i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Libri i Abstrakteve & Programi i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Simpoziumi i Dytë ‘Profesor Rao Ivatury’ për Traumën, Kujdesin Intensiv, dhe Djegiet
    • Programi i Simpoziumit Satelit: Trajtimi Bashkëkohor i Kancerit të Gjirit
    • Punëtoria e Djegies
    • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2025
    • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Bashkëpunimi me Sponsorë
    • Hoteli
    • Guidë Turistike e Prishtinës
  • Anëtarësohu
  • SQ
  • EN

Letra e Kryetarit të KCS-së për Kirurgët në Diasporë

Letra e Kryetarit të KCS-së për Kirurgët në Diasporë
22 Shkurt, 2023

Drejtuar: Të gjithë kirurgëve të çfarëdo disipline kirurgjike, shkencëtarëve të shkencave bazike që merren me çështje kirurgjike, specializantëve të të gjitha degëve të kirurgjisë, apo edhe studentëve të fakultetit të Mjekësisë/Stomatologjisë, dhe të tjerë që punojnë dhe jetojnë në diasporë.


“Në emër të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, ju ftoj për bashkëpunim, anëtarësim, dhe angazhim në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë së Kosovës, mbretëreshës së të gjitha fushave të mjekësisë në botë”. NE e kemi krijuar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës (KCS) në fund të vitit 2018 si organizatë shkencore dhe avokuese, për të udhëhequr avancimin e të gjitha disiplinave kirurgjike në Kosovë me standardet dhe etikën e praktikës kirurgjike.

Avancimi i të gjitha disiplinave kirurgjike mund të arrihet përmes edukimit të vazhdueshëm dhe të strukturuar, që fillon në fakultetin e Mjekësisë, përgjatë specializimit që ka nevojë për ndryshime thelbësore, sub-specializimeve krahas avancimeve teknologjike, si dhe përditësimit dhe adaptimeve të protokolleve më të reja klinike dhe shkencore.

E gjithë puna a KCS-së është e organizuar përmes Komiteteve të ndryshme, nga kirurgët që kanë interesim dhe aftësi klinike të posaçme. Ndërsa, e tërë puna jonë është e planifikuar në mënyrë që të rrisim qasjen kirurgjike për të gjithë pacientët, për të reduktuar komplikimet duke përmirësuar rezultatet, e njëkohësisht për të ulur koston e kujdesit për të gjithë.

Tash KCS ka fituar rëndësi në Kirurgjinë botërore. Vitin e kaluar për herë të parë KCS mori pjesë në mënyrë të barabartë me shtetet tjera në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve.

Ishte nderi im më i madh të përfaqësoj KCS-në në këtë familje të madhe ndërkombëtare të kirurgjisë. Ne do të jemi në këtë Kongres Klinik për çdo vit, i cili është më i madhi në botë.

Ndonëse jemi Kolegji më i ri në botë, këtë vit do ta festojmë 5 vjetorin e krijimit tonë. Kësisoj, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës  ka organizuar dy Kongrese Klinike shumë të suksesshme, në vitin 2021 dhe 2022, dhe tani për këtë vit jemi në proces të përgatitjeve për organizimin e Kongresit të Tretë Klinik, i cili do të mbahet më 12-15 Tetor, 2023.

Ky Kongres, si edhe të tjerët, do të jetë multi-disiplinar me pjesëmarrje masive të kirurgëve të Kosovës dhe diasporës, si dhe ligjërues më eminent ndërkombëtar, kirurgë më eminent të botës, që tash janë anëtarë nderi të KCS, dhe të tjerë të cilët kanë ardhur me vetëfinancim në dy kongreset tona.

Ndërkaq, vlen të theksohet se KCS ka filluar ta ribotojë revistën e vetme shkencore në fushat e shëndetësisë, Kosova Journal of Surgery. Për të mbajtur të informuar sa më mirë anëtarësinë KCS-së kemi filluar me botimin e Buletinit të KCS-së, i cili nga ky vit do të botohet tre ose më shumë herë në vit.

Unë e di shumë mirë se si JU të gjithë ndiheni, sepse punoni dhe jetoni atje ku jeni, por me mendje gjithmonë jeni në Kosovë. Bëni dy jetë, por shumë me rëndësi është të merrni pjesë në secilin aktivitet të KCS-së, në Kongres, dhe në të gjitha Komitetet e Kolegjit, duke sjellë njëkohësisht miq dhe mentorë tuaj. Ju mund ta mbështetni një ligjëratë në emër te profesorëve tanë të nderuar, te cilat i kemi identifikuar ashtu që kurrë mos t’i harrojmë mësuesit dhe pionierët e kirurgjisë kosovare, mund ta mbështetni një pjesë të Kongresit, mund ta shpërndani përkushtimin tonë për ta ndërtuar kirurgjinë moderne kosovare.

Bëhu anëtar i rregullt i KCS-së, dhe me mburrje shtoni shkronjën FKCS pas emrit tënd, Fellow of Kosova College of Surgeon, sikurse që unë e bëj në çdo nënshkrim timin. Ejani në Kongresin Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës dhe shikoni flamurin e Kosovës në familjen e gjithë atyre shteteve që bëjnë kirurgjinë botërore. E di se ju e doni shumë Kosovën, prandaj tash neve na duhet shkencërisht dhe praktikisht ta shprehim këtë. Kosova ka shumë nevojë për kontributin tuaj, për disiplinën dhe etikën e punës që keni krijuar jashtë Kosovës, për etikën kirurgjike dhe mjekësore dhe për përgatitjen tuaj shkencore.

Ejani e bëhuni pjesë e simpoziumeve shkencore, ligjëratave dhe transformimit të Kirurgjisë së Kosovës, bëhuni pjesë e ndërtimit të 8 Qendrave Kirurgjike Klinike të Ekselencës në Kosovë, nga ato 12 sosh sa kemi premtuar se do t’i bëjmë.

Ndihmoni në një ose më shumë nga 22 sub-specializimet që kemi planifikuar vitin e kaluar. Ejani dhe vendoseni një gurë në themelin e Qendrës dhe Institutit Bio-Mjekësor dhe Qendrës për Kërkime Shkencore dhe Simulimit, e po ashtu edhe të Qendrave tjera të Ekselencës. “Nëse NE kirurgët e bëjmë punën tonë dhe e vendosim kirurgjinë në piedestalin më të lartë, mjekët dhe profesionistët tjerë shëndetësor të Kosovës të shpërndarë në gjithë botën, do të na bashkohen gjithsesi”.

Sikurse të gjithë ju në botë, pra jashtë Kosovës, edhe unë tash e më shumë se 30 vjet kam jetuar dy jetë, atë profesionale në SHBA, përderisa gjithmonë në mendje kam qenë dhe jam në Kosovë. Në nëntor të vitit 2021 ndërpreva të gjitha gjërat që kisha ndërtuar me vite në SHBA, si Kryeshef dhe Drejtor i Kirurgjisë në gjithë rrjetin e 10 spitaleve në Westchester, New York, dhe me vullnet e dëshirë shumë të madhe pranova ftesën t’i shërbej vendit dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo pjesë e jetës sime do të jetë një nga më të ndriturat dhe më të rëndësishmet e jetës sime akademike, kombëtare dhe njerëzore. Më pak se një vit më vonë, me shumë dhembje dhe zhgënjim të pa imagjinuar dhashë dorëheqje, ngase kuptova qartë se unë mund të kontribuoj shumë më tepër “jashtë kafazit dhe TEATRIT POLITIK”.

E di se për shumë nga JU dorëheqja ime nga posti Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka pasur ndikim jo të mirë, dhe ka qenë “një dush i ftohtë”,  në shpresat e shumicës, që menduan se më në fund do ta transformojmë dhe rivalizojmë shëndetësinë e Kosovës.

Edhe pse dhashë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, UNË dhashë premtimin dhe do e mbaj deri në fund, se nuk do të ndalem asnjëherë së ndihmuari Kosovën.

Nuk kam dhënë dorëheqje për të ndaluar së ndihmuari Kosovën, në asnjë mënyrë, bashkë të gjithë do të vazhdojmë, andaj apeloj të JU, te të gjithë, ta bëni të njëjtën, “BASHKË TA NDIHMOJMË KOSOVËN”, në mënyra të ndryshme, por efektive. Ne, më së paku kemi komoditetin-rehatinë që të shkojmë ngadalë në zhvillimin e shëndetësisë. Kjo do thotë se Ne nuk kemi kohë për të humbur me ata që as nuk dinë as nuk donë ta zhvillojnë shëndetësinë e Kosovës. Nuk mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë me “neokolonialistët mjekësor”, që kanë lëshuar rrënjë në forma të ndryshme në Kosovë, tash më shumë se dy dekada. Për ta ndërtuar shtetin tonë duhet të kemi shëndetësi moderne, pa shëndetësi moderne nuk kemi liri të plotë dhe nuk kemi shtet funksional.

Për të arritur barazi profesionale kirurgjike, me kirurgjinë botërore, NE të gjithë bashkë, duhet të punojmë shumë më tepër dhe ta “duam vendin dhe kombin tonë shumë më shumë se që po e duam sot”. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të sillemi më përgjegjësi të madhe secili prej nesh, por gjithashtu, do të kërkojmë përgjegjësi nga secili. Dorëheqja ime ishte kërkesë e përgjegjësisë për secilin prej nesh. Nuk ishte dorëzim, përkundrazi, ishte dhe është drejtë realizimit të qëllimeve tona.

Eventet dhe Publikimet e fundit

  • Dr. Muharrem Hajdari
  • Këshilli Organizativ dhe Shkencor i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
  • KONGRESI I PARË KLINIK I KIRURGËVE SHQIPTARË
  • Kryetari i KKK merr pjesë në diskutimet kyçe në Kongresin Evropian të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente në Aachen, Gjermani
  • Punëtoria e Parë mbi Botimin Kirurgjik nga Kolegji Ndërkombëtar i Kirurgëve (ICS) – Dega e SHBA-së, e udhëhequr nga Prof. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KCS)

Newsletter Subscribe

+383 45 793 067

[email protected]

https://koscs.org

Telemjekësia, QKUK, 10000, Prishtinë, Kosovë

Congress 2025

  • THE FIRST CLINICAL CONGRESS OF ALBANIAN SURGEONS
  • WELCOME ADDRESS BY PROF. DR. RIFAT LATIFI
  • International Guest Speakers – 5th Clinical Congress
  • State-of-the-art Lectures – Fifth Clinical Congress
  • Final Scientific Program of the First Clinical Congress of Albanian Surgeons
  • Abstract Book & Program of the First Clinical Congress of the Albanian Surgeons
  • The Second Professor Rao Ivatury Trauma, Critical Care, and Burns Symposium
  • Program of the Satellite Symposium: Contemporary Treatment of Breast Cancer
  • Lifetime Achievement Award “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” – Fifth Cilnical Congress
  • “Leadership by Example” Award – Fifth Clinical Congress
  • “Excellent Partnership” Award
  • Award for Voluntarism – Fifth Clinical Congress
  • “Publication and Innovation of the Year” Award – Fifth Clinical Congress
  • Distinguished Members of the Kosova College of Surgeons for 2025
  • Distinguished Resident “Prof. Dr. Preveza Abrashi” Award – Fifth Clinical Congress
  • Cooperation with Sponsors
  • Location & Venue
  • Prishtina Travel Guide
Copyright © 2025 All rights reserved KOSCS
Powered by PAPINGU