Dr. Kaveh Alizadeh

Dr. Kaveh Alizadeh është Profesor i Asociuar i Kirurgjisë Klinike në Kolegjin Mjekësor të New York-ut.

Diplomën universitare e ka marrë në Universitetin Cornell, ndërsa gradën Master e ka fituar në Kolegjin e Mjekëve dhe Kirurgëve të Columbias. Më pas mori doktoraturën në Kolegjin Mjekësor të Universitetit Cornell, pasi kishte marrë dekorata nga Dekani. Dr. Alizadeh përfundoi trajnimin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Kirurgjisë Plastike në Universitetin e Spitaleve të Çikagos, pasuar nga një vit shtesë i nënspecializimit në Mikrokirurgji dhe Rikonstruksionin e Gjirit, në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering, në New York. Ai ka marrë trajnim të mëtejshëm të arsimit ekzekutiv në Harvard Business School.

I përkushtuar për avancimin e fushës së kirurgjisë plastike, Dr. Alizadeh ka kryer eksperimente të shumta klinike dhe ka qenë hulumtuesi kryesor për 8 eksperimente klinike, duke përfshirë implantet dhe injeksionet e aprovuara nga FDA. Ai ka marrë njohje kombëtare si “Mjeku më i Mirë” nga US News and World Report, Castle Connolly, dhe u emërua Anëtar i Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë, që tërheq 10% të kirurgëve akademikë. Poashtu ai ka shërbyer si President edhe në Bordin Ekzekutiv të Shoqërisë së Kirurgëve Plastikë të Shtetit të New York-ut, si dhe Shoqërisë Rajonale të Kirurgëve Plastikë të New York-ut që shërbejnë NY, NJ dhe CT. Dr. Alizadeh është shfaqur në media të lajmeve si CNN, CBS 60 minutes, NBC Today Show, Discovery Health, Newsweek, Wall Street Journal dhe The New York Times. Ai është autor i mbi 40 botimeve dhe ka dhënë mbi 100 prezantime si ligjërues i ftuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në vitin 2009, puna vullnetare humanitare e Dr. Alizadeh i dha atij Medaljen prestigjioze të Nderit ‘Ellis Island’, çmim ky i regjistruar në Arkivat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Para anëtarësimit në WMC Health, Dr. Alizadeh shërbeu si President i Grupit Kirurgjik Plastik të Long Island, që është praktika më e madhe dhe më e vjetër private e kirurgjisë plastike akademike në Amerikën e Veriut. Dr. Alizadeh është specialist në një varg procedurash kirurgjikale kozmetike dhe rikonstruktive, si dhe trajtime më pak invazive. Procedurat rikonstruktive përfshijnë rikonstruktimin e gjirit pas kancerit, rehabilitimin e murit të barkut dhe kirurgjinë e migrenës. Ndërsa procedurat kozmetike përfshijnë shtimin, ngritjen dhe zvogëlimin e gjirit, konturimin e trupit, si dhe përtëritje minimalisht invazive të fytyrës. Ai është themeluesi dhe kryetari i bordit të Mission: Restore, një organizatë jofitimprurëse që trajnon gjeneratën e ardhshme të kirurgëve në vendet e botës në zhvillim, duke trajnuar deri më tani 278 kirurgë në 27 vende, me mbi 2100 orë trajnim të praktikës kirurgjike.

Registration

Forgotten Password?