Mbyllet Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike – Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”

Mbyllet me sukses Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji” e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që si qëllim ka pasur ngritjen e shkathtësive së pjesëmarrësve në fantom dhe ultrazë.
Me punëtorinë “Intervenimet Laparoskopike në Gjinekologji dhe Ultrazë”, pas katër ditëve shumë të frytshme, mbyllet Java e Punëtorive.
Duke pasur si synim që aktivitete të tilla të organizojmë në vazhdimësi, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës shpreh falenderim të posaçëm për të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit dhe pacientët për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, që na motivon për organizime edhe më të mira në të ardhmen me qëllim zhvillimin e kirurgjisë kosovare.
Dita 4 / 26 Maj 2022: “Intervenimet Laparoskopike në Gjinekologji dhe Ultrazëri”