Nis punimet Java e Punëtorive të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
Sot ka nisur punimet Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”.
Në Hotel Internatonal Prishtinë, dita e parë e Javës së Punëtorive të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dedikuar intervenimeve laparoskopike dhe ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme, u përcoll nga katër ligjërata të shkëlqyeshme të ekspertëve vendorë dhe të huaj, si dhe nga pjesa e trajnimeve në fantome dhe ultrazë.
Falenderojmë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për interesimin e treguar. Poashtu, një falenderim i veçantë u takon pacientëve të cilët pranuan të ishin pjesë e trajnimeve në punëtorinë tonë.
Jua rikujtojmë që nesër , me 24 Maj, do të mbahet dita e dytë e Javës së Punëtorive, dedikuar intervenimeve endoskopike dhe ultrazërit në Urologji.
Dita 1 / 23 Maj 2022: “Intervenimet Laparoskopike në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe Ultrazëri”