Objektivat e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
A i keni parë objektivat kryesore të Kolegji të Kirurgëve të Kosovës?
Ne tani e kemi të qartë ku dëshirojmë të arrijmë përmes këtyre 9 objektivave kryesore:
-Të krijojmë infrastrukturën e qëndrueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale dhe mjedisin hapësinor, teknologjik dhe administrativ optimal për të drejtuar aktivitetet e Kolegjit.
-Të botojmë Revistën Kirurgjisë së Kosovës (Kosova Journal of Surgery) si revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, një revistë qe në 5-7 vitet e ardhshme të citohet në PubMed, SCOPUS dhe motorë të tjerë kërkues; dhe Buletinin e Kolegjit duke filluar nga viti i ardhshëm.
-Të krijojmë procesin vetanak të vlerësimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore dhe kapaciteteve editoriale përmes programeve të strukturuara edukative.
-Të ndërtojmë një Qendër Klinike të Kërkimeve Shkencore në Kosovë me ambiente dhe kapacitete akademike njerëzore shumë disiplinor;
-Ta bëjmë Kolegjin ashtu sikurse Kolegji Amerikan, instrument për akreditimin e kualitetit të shërbimeve kirurgjike në të gjitha spitalet për disiplina të ndryshme kirurgjikale si trauma, kanceri, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera të ardhshme sikurse transplantimi e të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë.
-Të vendosim programet dhe kapacitetet e avokimit për të përfaqësuar KKK-në në agjencitë qeveritare dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar.
-Të krijojmë programe edukative për të mbështetur pacientët dhe familjet me sëmundje kirurgjikale për të ngritur vetëdijen shëndetësore.
-Të krijojmë shërbimet e ngritjes së cilësisë të Avancuar dhe Programet e Kualitetit dhe Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit, bazuar në cilësinë e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe për të përmirësuar programet dhe sigurinë e pacientit; dhe më në fund
-Të organizojmë dhe fuqizojmë punën e Kolegjit përmes rreth 13 komiteteve. Grupet dhe komitetet e tjera të punës do të shtohen sipas nevojës ndërsa Kolegji rrit aktivitetin dhe përmbajtjen e tij.