Përfundoi dita e dytë “Intervenimet Endoskopike në Urologji dhe Ultrazëri” e Javës së Punëtorive
Sot përfundoi me sukses edhe dita e dytë e Javës së Punëtorive të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dedikuar intervenimeve endoskopike dhe ultrazërit në Urologji.
Në hapjen e punimeve të ditës së dytë të Javës së Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji” mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Latifi përgëzoi mbajtjen e punëtorisë, duke shtuar që ky është vetëm fillimi i aktiviteteve tejet të rëndësishme për edukimin e vazhdueshëm të kirurgëve nga Kosova dhe rajoni.
Java e Punëtorisë do të vazhdoj deri më 26 Maj dhe nesër (25 Maj) do të mbahet dita e tretë, dedikuar intervenimeve laparoskopike dhe aplikimit të ultrazërit në Kirurgjinë e Fëmijëve.
Dita 2 / 24 Maj 2022: “Intervenimet Endoskopike në Urologji dhe Ultrazëri”