Peter Rhee, MD, MPH, FACS, FCCM, DMCC, është Shefi i Kujdesit Kritik në Spitalin St Barnabus në Bronx, Nju Jork. Ai është Profesor i Rregullt i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut dhe në katër universitete të tjera, duke përfshirë Universitetin e Shërbimeve Uniforme të Shkencave Shëndetësore,e cila është akademi mjekësore ushtarake dhe vendi ku ai fitoi doktoraturën e tij mjekësore në vitin 1987. Dr. Rhee gjithashtu fitoi një MPH dhe një diplomë në Kujdesin Mjekësor në rast Katastrofash nga Shoqëria e Farmacistëve të Londrës. Ai përfundoi fellowship-et e tij në Traumë dhe Kujdes Kritik në Qendrën Mjekësore Harborview të Universitetit të Uashingtonit. Ai është i çertifikuar në kirurgjinë e përgjithshme dhe kujdesin kritik kirurgjik, si dhe është anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Anëtar i Mjekësisë së Kujdesit Kritik.
Kapiteni Rhee u tërhoq nga Marina e SHBA-së pas një karriere të shquar 24-vjeçare, e cila përfshinte vendosje të shumta në det dhe me Marinën Amerikane. Ai ishte kirurgu i parë luftarak në Afganistan me Marinën gjatë Operacionit “Liri e Qëndrueshme”, dy muaj pas 11 shtatorit. Pas kthimit të tij, ai themeloi dhe zhvilloi Qendrën e Trajnimit të Marinës Amerikane për Traumë në Qendrën e Traumës së Qarkut të Los Anxhelosit për të trajnuar ekipet kirurgjikale ushtarake përpara se të vendoseshin në luftë. Dislokimi i tij përfundimtar ishte në Irak gjatë Operacionit ‘Çlirimi i Irakut’, ku ai shërbeu si kirurg luftarak në të gjitha bazat e Korpusit Detar dhe ishte kirurgu mbështetës për komunitetin e operacioneve speciale në Camp Diamond, i cili ndodhej në Ramadi.
Dr. Rhee është anëtar themelues i Komitetit për Kujdesin ndaj Viktimave të Luftës Taktike të Ushtrisë së Shba-së (TCCC), komitet i cili tani është lider i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në formulimin e politikave në kujdesin ndaj viktimave. Ai ka shërbyer në komitete të shumta kombëtare drejtuese dhe kërkimore të traumës, duke përfshirë Bordin Shwndetwsor tw Mbrojtjes Kombëtare dhe Komitetin Këshillues të produkteve të gjakut të Administratës Federale të Barnave.
Ai ka mbajtur role të shumta drejtuese, duke përfshirë Shefin e Kirurgjisë në Spitalin Grady Memorial në Atlanta. Disa nga nderimet e tij të shumta përfshijnë të qenit kirurg traumatik i Presidentit Clinton gjatë vizitave të tij nëpër Kinë, të qenit i ftuari i Presidentit Obama në Darkën e tij të Senatit kur ai priti Presidentin e Koresë së Jugut dhe i ftuar i Michelle Obama gjatë Fjalimit të “State of the Union” në Kongres.
Interesat e tij kërkimore kanë çuar në ndryshime të shumta inovative në kujdesin ndaj viktimave të luftimeve dhe veçanërisht në fushën e reanimimit të gjakut, kirurgjisë luftarake dhe fashatimit hemostatik. Ai ka botuar mbi 399 dorëshkrime të rishikuara nga kolegët dhe 30 kapituj të librave mjekësorë. Ai është gjithashtu autor i 6 librave duke përfshirë “Trauma Red: Making of a surgeon in war and America’s cities”.