Pierre –A. Clavien, MD, PhD, FACS (hon), ASA (hon), FRCS (Eng), FRCS (Ed)

Pierre-Alain Clavien, MD, PhD, FACS (hon), ASA (hon), FRCS (Eng), FRCS (Ed), është kirurg-shkencëtar me famë botërore, aktualisht Profesor dhe Kryetar i Departamentit të Kirurgjisë në Cyrih, Zvicër. Interesat e tij kryesore janë aspektet e ndryshme të transplantimit dhe kirurgjisë së mëlçisë. Që nga viti 1994, ai ka drejtuar një laborator aktiv të shkencave bazike. Fushat e kërkimit të tij përfshijnë ruajtjen e organeve, dëmtimin e ishemisë-riperfuzionit të mëlçisë dhe rigjenerimin e mëlçisë, patogjenezën e kancerit si dhe hulumtimet e rezultateve që janë botuar në Science, Nature, PNAS, Annals of Surgery, Gastroenterologjia, Lancet dhe NEJM (The New England Journal of Medicine).

 Dr. Clavien ka zhvilluar gjithashtu një sistem të thjeshtë që përdoret gjerësisht për të vlerësuar komplikimet pas operacionit, sistem i cili mban emrin e tij. Ai është aktualisht në Bordin Redaktues ose Redaktor i Asociuar i disa revistave ndërkombëtare të rangut të lartë, si Redaktor i Asocuar i Revistës për Hepatologji (Journal of Hepatology) dhe i Kronikave të Kirurgjisë (Annals of Surgery).

 Dr. Clavien u emërua anëtar nderi i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) dhe i Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë (ASA). Gjithashtu u emërua anëtar nderi i Akamedisë Kombëtare të Mjekësisë në Francë. Në vitin 2020, Dr. Clavien i’u bashkua Akademisë Kombëtare të Mjekësisë (SHBA).

Registration

Forgotten Password?