Prezantimi i numrit më të ri të Kosova Journal of Surgery
16 Shkurt, 2022
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, me rastin e publikimit të numrit më të ri të Kosova Journal of Surgery, do të organizoj eventin:
“Statusi i tanishëm i kërkimeve shkencore në kirurgji, me rastin e botimit të Volumit 6 të
Kosova Journal of Surgery, Nr. 1”
Ky numër i dedikohet punimeve të cilat janë prezantuar në Kongresin e Parë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Kësisoj, nga të gjithë pjesëmarrësit më eminentë ndërkombëtarë dhe vendor që i kemi pasur si ligjërues në Kongres, kemi përzgjedhur 22 punime, të cilat vijnë nga disiplina të ndryshme kirurgjike, gjersa punime tjera të prezantuara në Kongres do të botohen edhe në numrat e ardhshëm të revistës.
Eventi do të mbahet me datë 25 Shkurt, 2022, ora 17:00, në Hotel Emerald, Prishtinë.