Prezantimi i Volumit 6, Nr. 1, të ‘Kosova Journal of Surgery
26 Shkurt, 2022
Jemi tejet të gëzuar që dje, me 25 Shkurt, prezantuam numrin më të ri të revistës tonë shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’, me ç’rast nën udhëheqjen e Kryeredaktorit të revistës dhe Kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Rifat Latifi, u mbajt tryeza e rrumbullakët me titullin:
“Shkencat kirurgjike të Kosovës – Gjendja e tanishme dhe drejtimi tutje”.
Rëndësia e kësaj ngjarjeje u pasurua nga paneli që prezantoi vlerësime mbi produktivitetin e hulumtimit përgjatë dy dekadave të fundit dhe rrugën që na pret, ndërtimin e kapaciteteve hulumtuese dhe zbutjen e pabarazive në hulumtim, mundësitë që sektori privat ka për të ndihmuar universitetet publike të rindërtojnë kapacitetet hulumtuese, përdorimin e shkencave paraklinike për të ndihmuar rritjen e hulumtimeve prej klinicistëve, si dhe ndërtimin e kapaciteteve hulumtuese kosovare tek shkencëtaret femra përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjithashtu, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës falënderon të gjithë të pranishmit tjerë që kontribuan me opinionet dhe pyetjet e tyre, gjersa shprehim mirënjohen e posaçme për Ambasadën e Zvicrës dhe kompaninë Solution D për përkrahjen që po i japin botimit të revistës tonë.
Këtu mund të klikoni për ta shfletuar numrin më të ri të revistës ‘Kosova Journal of Surgery’: