Nuhi Arslani, MD, MRSc, PhD, është Profesor i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mariborit. Poashtu është Kirurg Abdominal dhe i Përgjithshëm, si dhe Mbikëqyrës (supervisior) në Qendrën Klinike Universitare të Mariborit, Slloveni. Ai përfundoi studimet mjekësore dhe u specializua si Kirurg i Përgjithshëm dhe Abdominal në Universitetin e Mjekësisë së Zagrebit, Kroaci.
Diplomën Master në vitin 2003 dhe Doktoraturën në vitin 2008 e mori në Universitetin e Mjekësisë të Zagrebit, Kroaci. Titullin si profesor-asistent e mori në vitin 2015 nga Universiteti i Mjekësisë i Mariborit, Slloveni. Poashtu, ka kryer me sukses shumë trajnime në qendrën klinike spitalore të Parisit, Milanos dhe Bostonit (SHBA) në Laparoskopi, Endoskopi dhe Kirurgji Kolorektale Minimalisht Invazive.
Prof. asc. Arslani është anëtar i projektit shkencor të miratuar nga Ministria e Shkencës nën titullin “Transplantimi i mëlçisë – Kërkime të mëtejshme”. Ndërkaq, më parë ai ka qenë anëtar aktiv i ekipit për operacionin e transplantimit të mëlçisë.
Ai është anëtar i shumë Shoqatave Evropiane të Kirurgjisë në Botë, si dhe është autor dhe recensent i shumë botimeve evropiane dhe botërore. Prof. asc. Arslani është Koordinator Institucional në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare për Erasmus +.