Prof. Dr. Etmont Çeliku

Prof. Dr. Etmont Çeliku ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, është specializuar në Francë në vitin 1992 dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999. Gjatë periudhës së specializimit dhe më pas, Dr. Çeliku, ka marrë pjesë në të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale prej atyre të thjeshta e deri te ndërhyrjet e rënda dhe ndërlikuara në kirurgjinë abdominale dhe të ezofagut, ndërhyrjet në kirurgjinë e gjëndrës tiroide si dhe në kirurgjinë laparaskopike dhe helioskopi. Dr. Çeliku ka mbrojtur me sukses tezën e disertacionit të doktoraturës në kirurgjinë e ulcerës gastroduodenale ku mori titullin Doktor i shkencave të mjekësisë.

Ka botuar disa punime shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe është bashkautor i një monografie shkencore. Ka udhëhequr disa teza të doktoraturës dhe specializime. Në aktivitetin e tij pedagogjik ai drejton cikël ligjëratash dhe ushtrimesh me studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Registration

Forgotten Password?