Prof. Dr. Ilir Hasani

Prof. Dr. Ilir Hasani, Nënkryetari i KKK për Maqedoninë e Veriut, është kirurg dhe ish-zëvendësministër i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut. Nga viti 2009 deri në vitin 2010 ka mbajtur pozitën e drejtorit të Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Qendrën Klinike-Shkup. Në vitin 2009, ai u zgjodh përfaqësues kombëtar i Komitetit të Shoqatës Mjekësore të Forcave të NATO-s. Në qershor të vitit 2010 emërohet Zëvendës Koordinator i Klinikave Kirurgjike me Qendrën Emergjente, Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv dhe Klinikën e Sëmundjeve Ortopedike. Nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka qenë drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjike, gjersa nga viti 2017 është emëruar drejtor i ISHPKU për sëmundje traumatologjike, ortopedike, anestezie, reanimacion dhe kujdes intensiv, Qendra Emergjente në Shkup. Në vitin 2017 u emërua Këshilltar Kombëtar i Ministrit të Shëndetësisë. Në mars 2018 ka përfunduar studimet e doktoraturës në degën e traumatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Ss. Kirili dhe Metodi në Shkup, ndërkaq në vitin 2018 ka përfunduar subspecialitetin në fushën e traumatologjisë së sistemit muskuloskeletor. Ka marrë pjesë në shumë kongrese, simpoziume dhe takime të tjera ndërkombëtare si ligjërues i ftuar, si dhe është autor dhe bashkautor i shumë publikimeve dhe punimeve shkencore që janë recensionuar në revista, kongrese dhe simpoziume. Ai është anëtar i shumë shoqatave vendore dhe ndërkombëtare të kirurgjisë dhe ortopedisë, gjersa në Kongresin e Tretë Klinik të KCS do ta mbajë një nga ligjëratat kryesore.

Registration

Forgotten Password?