Prof. dr. sci. Orhan Ilijaz Kubati

Prof. dr. sci. Orhan Ilijaz Kubati ështe mjek, specialist i oftalmologjisë, doktor i shkencave, profesor.

Lindi me 1 nentor 1937 në Prizen. Shkollën fillore dhe Gjimnazin Real Shqiptar i mbaroi ne vendlindje, ndërsa Fakultetin e Miekësisë e kreu në shkurt të vitit 1963 në Zagreb.

Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit, ne kohën kur mungonin mjekët dhe kur Shëndeti Publik ka qenë tejet i rëndë, ku dominonin sëmundje të rënda, ne veçanti sëmundjet infektive, që merrnin jetë femijësh. U angazhua maksimalisht në mjekimin e të sëmurëve e në veçanti në prevencion / parandalim, duke marrë pjesë në vaksinimin e fëmijëve në tërë komunën e Prizenit dhe më gjerë. U arrit të bëhet eradikimi i malaries dhe të zvogëlohet vdekshmëria e fëmijëve.

Një kohë ishte Kryeshef i Mjekësisë së Punës për Prizren.

Specializimin për sëmundjet e syve e filloi në Prizen dhe e përfundoi në Klinikën e Syve në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në vitin 1971.

U subspecializua në strabologji, fillimisht në Beograd, pastaj në Lyon të Francës e në Köln të Germanisë. Ka qenë strabologu i par shqiptar në Klinikën e Syve ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Si oftalmolog u kthye në qytetin e lindjes dhe e ka udhëhequr Repartin e Syve në Spitalin e Përgjithshëm. Ështe angazhuar në modernizimin me aparaturë moderne të kohës, si me kryoextractor, për largimin e kataraktit (pëlhures) dhe ka futur ne praktikë metodat e reja të operimit, si dacryocystorhynostomia dhe operacionet e strabizmit (vëngërimeve), për të cilat pacientët më parë dërgoheshin në Beograd.

Në vitin 1972-73 është emëruar Asistent në Katedrën e Oftalmologjisë, si dhe Shef i parë i Katedrës së Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në këtë funksion ka qenë permanent, pastaj me pensionimin e Prof. dr. Qamil Haxhiut, drejtorit të Klinikës, ështe emëruar dhe ka kryer edhe funksionin e Dreitorit të Klinikës deri ne vitin 1990, kur organi i dhunshëm i Beogradit, që u përcaktua nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, për shkaqe politike dhe etnike e shkarkoi prej detyrës së Drejtorit të Klinikës, pas një viti e largoi me dhunë edhe nga puna.

Vazhdoi me punë në ambulancën private oftalmologjike në Prizren, por pa u shkëputur nga mësimdhënia në FMP nëpër shtëpi private. Në këtë fakultet edhe mori thirrien akademike Profesor. Pas luftës në Kosovë kthehet në Klinikë si Dreitor dhe Shef i Katedrës së Oftalmologjisë, ku edhe pensionohet në vitin 2002.

Në vitin 1989, gjatë kohës së ngujimit të minatorëve të kombinatit “Trepça”, duke mos u pajtuar me ndërrimet kushtetuese të regjimit serb, bashkë me internistin, Ass. Dr. Qenan Tunuzliu, çdo ditë pas punës shkonin për t’u ndihmuar minatorëve të alivanosur, të cilët pas rehabilitimit ktheheshin përsëri në zgafellë. Në ditën kur minatorët kanë dalë nga zgafellja, si oftalmolog vullnetar, u ka ndihmuar atyre minatorëve që kishin ankesa me organin e shikimit.

Studimet pasuniversitare i ka kryer në Fakultetin e Miekësisë në Klinikën e Syve në Zagreb. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në nëntor të vitit 1980, mbron temën e doktoraturës me titull: Etiopatogjeneza e amblyopisë funksionale në Kosovë.”

Bashkë me Prof. dr. Qamil Haxhiun kanë botuar tekstin e parë, Oftalmologjia për studentët e mjekësisë dhe tē stomatologjisë. Posedon më se 50 kumtesa dhe punime shkencore si autor dhe koautor në vend dhe në ish Jugosllavi e në tubime ndërkombëtare. Gjithashtu është pjesëmarrës me punime në shumë kongrese Evropiane dhe Botërore, si dhe ligjërues i ftuar në Kongresin e 39-të Ndërkombëtarë të Shoqatës së Oftalmologëve të Turqisë, njëkohësisht është dekoruar për marrëdhënie shumë të mira ndërmjet dy shoqatave.

Në Fakultetin e Mjekësisë një mandat ka qenë Kryetar i Komsionit për Kuadra dhe zhvillim.

Gjatë punës dhe aktivitetit shumëvjeçar nga Universiteti i Prishtinës pranoi një numër të madh të mirënjohjeve për merita dhe kontribut të jashtezakonshëm në

zhvillimin dhe avancimin e procesit mësimor- shkencor me 1974, 1985, 2004 dhe 2007.

Është themelues i Spitalit Qendra Laserike e Syri “KUBATI” në Prishtinë, klinikë me pajisje moderne dhe kuadro të supspecializuara për të gjithë lëmenjtë e oftalmologjisë.

Registration

Forgotten Password?