Prof. Rifat Latifi, Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, u emërua Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës
17 Nëntor, 2021
Kryesia e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës me kënaqësi dhe emocion të veçantë mirëpriti lajmin se Kryetari i Kolegjit, Prof. Rifat Latifi, u emërua Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës përzemërsisht i uron Prof. Latifi shëndet dhe suksese në krye të shëndetësisë kosovare dhe i garanton se do ta ketë mbështetjen e pakursyer të Kolegjit dhe të gjithë kirurgëve në arritjen e synimeve të radhitura edhe sot në fjalimin e tij me rastin e pranimit të detyrë së re.
Rezultatet e mëdha të deritanishme, të arritura që nga themelimi i Kolegjit në 2018, do të vazhdojmë t’i çojmë tutje me suksesin e trasuar tashmë nga udhëheqja e Prof. Latifi.