Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin për Hulumtime Shkencore mbajti Punëtorinë e dytë të Komitetit “Si të përgatisësh Punimin Shkencor Brenda Një Dite” më 11 Korrik 2023.
Punëtoria u zhvillua në Amfiteatrin e Telemjekësisë, ku ligjërues ishte Dr. Ilir Hoxha, Specialist i Shëndetit Publik dhe Studies i Shërbimeve Mjekësore, i cili është edhe Redaktor për Biostatistika të “Kosova Journal of Surgery”.
Në këtë punëtori u shtjelluan çështjet potenciale që janë shtyllë për një shkrim të mirë Shkencor, duke potencuar edhe adresimin e komententeve si pikë kryesore të Punimit Shkencor.
Punëtoria kishte për qëllim ngritjen e cilësisë së Punimeve Shkencore të dërguara për prezentim dhe publikim në Revista Shkencore, dhe u konsiderua me nota shumë të larta nga pjesëmarrësit.