Shaip Ibishi, Dr. Med.

Shaip Ibishi, Dr. Med., ka qenë student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë ‘Georg August’ në Göttingen, Gjermani. Ai mori titullin Specialist I Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Klinikën Universitare të Göttingen. Dr. Ibishi ka përfunduar dhe Doktoratën në Gjermani. Më tutje, Dr. Ibishi ka kryer subspecializimin për trajtimin me medikamente të tumorit në lëminë e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Ai është Kirurg i certifikuar i Gjjrit në Qendrën e Kancerit të Gjirit dhe Onkolog i Gjinekologjisë (subspecializim) në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Göttingen, Gjermani.

Në periudhën 2001-2008, Dr. Ibishi ka qenë Mjek asistent në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Göttingen, Gjermani. Ndërkaq, që nga viti 2008 e deri në vitin 2018 ka shërbyer si Kryemjek dhe Udhëheqës Kryemjek i Onkologjisë Ambulatore në lëminë e Gjinekologjisë, në po në të njëjtën Klinik. Tani Dr. Ibishi është Udhëheqës i Kryemjekëve në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Agaplesion Krankenhaus Neu Bethlehem Göttingen, Gjermani.

Registration

Forgotten Password?