HealthFlex
×
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Udhëheqësia
    • Anëtarët e Nderit
    • Komitetet
    • Anëtarësia e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Zotimi i Anёtarit
    • Raportet Vjetore
      • Raporti Vjetor (2021) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2022) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2023) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2024) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • 7 Vitet e Para: Shtegu drejt Përsosmërisë
      • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
  • EVM
    • ATLS
      • APLIKACIONI PËR REGJISTRIM NË KURSIN ATLS
      • Broshura: Kursi Advanced Trauma Life Support (ATLS)
      • PËRMBLEDHJE E KURSIT 𝐀DVANCED TRAUMA LIFE SUPPORT (𝐀𝐓𝐋𝐒) NË KOSOVË
    • Program i Kursit Bazik të Laparoskopisë dhe Përdorimit të Energjisë në Laparoskopi 2025
    • IGR
      • Programi i Ciklit të Ligjëratave Mujore: Risitë dhe Sfidat në Kirurgji (2025)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2024)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2023)
      • International Grand Rounds
    • TRYEZA SHKENCORE PËR KANCERIN E REKTUMIT: BASHKËPUNIM SHUMËDISIPLINAR PËR TRAJTIM EFEKTIV
    • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë
      • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Edicioni i Dytë
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza II
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza I
    • Punëtoria: “Rrugët e Vështirësuara të Frymëmarrjes për Anesteziologët dhe Kirurgët”
    • Java e Punëtorive 2022
      • Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”
    • Seminari: Risitë në Trajtimin e Kancerit të Gjirit në Kirurgjinë Torakale
    • Seminari në disiplinën e Oftalmologjisë
    • Punëtoria: Diabetic Macular Edema – DME and Age-Related Macular Degeneration – AMD
    • Java e Punëtorive 2023
      • Java e Punëtorive e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, 22-26 Maj, 2023
    • Simpoziumi: “Menaxhimi i Politraumave dhe ATLS”
    • Punëtoria për Përgaditjen dhe Shkrimin e Punimeve për Publikim në Revistat Shkencore
    • Punëtoria: Si ta përgatisësh punimin shkencor për një ditë?
  • Lajme
    • Lajme
    • Kolegji në Media
    • Udhëzime
      • Deklaratë e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Diversitet, Barazi dhe Përfshirje (DEI)
      • Deklarata mbi Ngacmimin, Bullizmin, dhe Diskriminimin
    • Buletini
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 4)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 3)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 4, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 1)
    • Intervista me Kirurgë
      • Intervistë me Prof. Dr. Agron Dogjani – Kursi ATLS ishte një e arritur e shkëlqyer për Kosovën
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Vlora Ibishi
      • Intervistë me Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA
      • Intervistë me Dr. Bedri Osmanin
      • Intervistë me Dr. Lulzim Vokrri
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Brikena Dacaj – Elshani
      • Intervistë me Lumnije Kqiku – Biblekaj, MD, DDS, Ph.D
      • Prof. Dr. Syheda Latifi – Hoxha: Aftësia e një pedagogu është të krijojë kuadro me të mirë se vet
      • Intervistë me Prof. Dr. Xhemil Bytyçit-njëri ndër urologët e parë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
      • Intervistë me Dr. Ali Devaja
      • Intervistë me Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri – Karabdiç
      • Intervistë me Dr. Përparim Limani, MD, PhD, FACS, FEBS
      • Intervistë me Dr. Arta Syla & Dr. Fatlume Arifaj
      • Intervistë me Dr. Dile Rrusta
      • Intervistë me Dr. Dardan Muçaj
      • Intervistë me Dr. Mimoza Pllana
  • KJS
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 10, Numri 1, Pjesa 1): Focused Issue – Trauma and Surgical Critical Care
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 5, Numri 1)
    • Inaugurimi i Revistёs
    • KJS web
  • Kongreset
    • Kongresi 2021
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit të Parë Klinik
      • Libri i Kongresit të Parë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi i Arritjeve Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Workshop
      • Anketa 2021
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
    • Kongresi 2022
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit
      • Libri i Kongresit të Dytë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Ligjëratat e emërtuara (“state-of-the-art”)
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
      • Anketa 2022
    • Kongresi 2023
      • Rreth Kongresit
      • Programi Shkencor i Kongresit të Tretë Klinik
      • Libri i Kongresit të Tretë Klinik & Abstraktet
      • Regjistrimi për prezantues dhe pjesëmarrës
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Tretë Klinik
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi për Vullnetarizëm
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2023
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponzorët e Kongresit të Tretë Klinik
      • Anketa 2023
    • Kongresi 2024
      • Rreth Kongresit
      • Libri i Kongresit të Katërt Klinik & Abstraktet
      • Propozime për Çmimet e Kongresit të Katërt Klinik
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Katërt Klinik
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Katërt Klinik
      • Programi Shkencor i Kongresit të Katërt Klinik
      • Programi i Simpoziumit të Traumës “Prof. Rao Ivatury”
      • Programi i Simpoziumit Satelit: Rrugëtim drejt themelimit të Qendrës së Gjirit në Kosovë
      • Programi i Simpoziumit “Trajtimi Bashkëkohor i Plagës”
      • Simpozium Satelit & Punëtori mbi Kirurgjinë e Hapur dhe Endovaskulare
      • Bashkëpunimi me Sponsorë
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2024
      • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Sponsorët e Kongresit të Katërt Klinik
      • Çmimet për Prezantimet më të mira – Kongresi i Katërt Klinik
      • Galeria – Kongresi i Katërt Klinik
  • Kongresi 2025
    • Rreth Kongresit
    • FJALA E MIRËSEARDHJES NGA PROF. DR. RIFAT LATIFI
    • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Pestë Klinik
    • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Pestë Klinik
    • Programi Shkencor Final i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Libri i Abstrakteve & Programi i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Simpoziumi i Dytë ‘Profesor Rao Ivatury’ për Traumën, Kujdesin Intensiv, dhe Djegiet
    • Programi i Simpoziumit Satelit: Trajtimi Bashkëkohor i Kancerit të Gjirit
    • Punëtoria e Djegies
    • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2025
    • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Bashkëpunimi me Sponsorë
    • Hoteli
    • Guidë Turistike e Prishtinës
  • Anëtarësohu
  • SQ
  • EN

Shkenca dhe Shëndetësia e Kosovës të Bëhen Prioritete Kombëtare

Shkenca dhe Shëndetësia e Kosovës të Bëhen Prioritete Kombëtare
14 Qershor, 2021

“Pavarësia dhe liria e Kosovës pa zhvillim të avancuar të shkencës dhe pa pavarësi të shëndetësisë nuk është komplete”

Fjala e Dr. Rifat Latifit, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Kryeredaktor i Revistës së Kirurgjisë së Kosovës (Kosova Journal of Surgery), më 5 Maj 2021, dhënë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, me rastin e promovimit të ribotimit revistës.

 

Dr. Rifat Latifi

Sot, më 5 Maj, jemi mbledhur këtu, në këtë vend të shenjtë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në këtë vend që simbolizon dhe ruan brenda fuqinë e librit, fuqinë e diturisë dhe bukurinë e shkencës dhe fjalës së shkruar. Ne e zgjodhëm këtë vend sot që ta bëjmë promovimin e Revistës së Kirurgjisë së Kosovës si organ zyrtar i Kolegjit të Kirurgëve  të Kosovës dhe vet Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, si organizatë dhe ombrellë e gjithë kirurgëve të Kosovës anë e mbanë botës, dhe gjithë mjekëve shqiptarë kudo që janë, atyre që ishin para nesh, kirurgëve që ishin para nesh, neve që sot jemi të gjallë, dhe brezave të kirurgëve që do të vijnë pas nesh, shekuj më vonë.

Kjo lindje e re revistës që është botuar herën e fundit më 2012 do të dalë këtë vit (2021) 2 herë, ndërsa në dy vitet e ardhshme 4 herë në vit, e mëpastaj 6 herë në vit. Secili volum i ri do të jetë përmbledhje tematike dedikuar një problemi kirugjik, nga autorë ekpertë, artikuj origjinal të punuar prej autorëve nga mbarë bota, si dhe do të shërbejë si platformë e hapur për të gjithë shkencëtarët e Kosovës, të rajonit dhe më tej.

 

Sistemi Shëndetësor Akademik si Prioritet Kombëtar

Qendrat Mjekësore Akademike (QMA) ose (SSHA) sot në botë janë bërë ndërmarrjet komplekse të veprimtarisë së kujdesit shëndetësor dhe përparimit shkencor. Misioni i tyre është të ofrojnë kujdes kompleks, por të bazuar në fakte dhe te dhënat më të reja, kujdes klinik me cilësinë më të lartë, mësimdhënie dhe arsimim të përparuar, si dhe kërkime inovative shkencore. Për të siguruar përmbylljen e këtij misioni, secila QMA duhet të kombinojë spitalin(et), mësimdhënien dhe programet mësimore dhe kërkimore të lidhura me shkolla mjekësore dhe kolegje/universitete të tjera, kuadrot klinike dhe në disa raste mjekë bashkëpunëtorë nga komuniteti, ose bashkëpunëtorë të jashtëm.

Kirurgjia është themeli i këtij kompleksi mega industrial dhe gur-themeli i çdo spitali, çdo sistemi të kujdesit shëndetësor dhe çdo Qendre Mjekësore Akademike apo Sistemi Akademik Shëndetësor. Kirurgjia është dhe duhet të jetë prioritet komëbtar i çdo pupulli, e cdo shteti, është prioritet njerëzor. Nuk mund të ketë një spital modern pa kirurgji moderne; nuk mund të ketë një sistem modern shëndetësor pa kirurgji moderne dhe të përparuar. Nuk mund të ketë një departament modern të kirurgjisë pa kirurgë individualë të përgatitur për të udhëhequr modernizimin e këtij procesi, që përfundimisht krijon sistemin shëndetësor. Së fundmi, nuk ka siguri të pacientit dhe shërbime klinike kirurgjikale me cilësi të lartë pa një department modern të kirurgjisë dhe një spital modern.

 

Ashtu sikurse edhe Kosova vet, kirurgjia e Kosovës është në një fazë të rëndësishme të tranzicionit zhvillimor. Ndonëse, përgjithësisht, kemi bërë progres të madh në shumë fusha në Kosovë, mjekësia dhe shkenca në Kosovë, por sidomos shkencat e mjekësisë në tërësi janë injoruar në masë të madhe, dhe siq thash nuk janë bërë prioritet kombëtar. Nuk duhet harruar se pavarësia dhe liria e Kosovës pa zhvillim të avancuar të shkencës dhe pa pavarësi të shëndetësisë nuk është komplete, dhe mbetet e gjymtë. Kjo mos-pavarësi e mjekësisë në Kosovë po na kushton shumë jetëra të popullit tonë, po na kushton në ekonomi, po na kushton në humbjen e trurit të ri me potencial të madh shkencor, që po braktis Kosovën në përmasa marramendëse. Sot, neve në Kosovë, na duhen kirurgët modern dhe të përgatitur mirë, na duhet department modern i Kirurgjisë, na duhen spitale moderne, dhe më në fund, duhet të ngritet shkenca pergjithësisht, por kirurgjia në veçanti.

 

Mundësia që të krijojmë strategji 100 vjeçare

Megjithë këtë, dhe sado që kjo është një gjendje e palakmueshme, dhe ne fakt shumë e keqe, kjo paraqet një mundësi të madhe kolektive të zhvillimit dhe implementimit të strategjise 100 vjeçare shkencore.

Ne kemi nevojë të madhe për këtë strategji për të cilën duhet përkushtim shtetëror, publik dhe individual. Ne duhet të krijojmë programe afatgjate, jo një-vjeçare, jo katë-vjeçare, jo për një mandat të një apo një partie tjetër, por programe 100 vjeçare kombëtare. Këto programe duhet të jenë të strukturuara, por jo të ngrira në gurë, por të gatshme të modelohen dhe gdhenden sipas zhvillimeve shkencore, e jo të shkatërrohen sa herë që ndërrohen qeveritë, sa herë ndërrohen ministrat, sa herë që ndërrohen koalicionet politike. Këto programe duhet të udhëhiqen dhe krjohen nga strategët shkencor dhe atyre qe ia dojnë të mirën Kosoves si dhe kanë aftësitë të shohin përtej kaptinave kohore të shkurtëra.

Shkenca dhe mjekësisa duhet të bëhen prioritet kryesor i Qeverisë dhe shtetit të Kosovës. Ne duhet të mësojmë nga të tjerët sikurse ështe p.sh. rasti i Singaporit, kur në vitin 60 Malejzia nuk e pranuar të bëhet as republikë e saj, dhe shumë vendeve tjera. Ne duhet të përgatisim kuadrot që do të na udhëheqin strategjinë 100 vjeçare.

 

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës si platformë e transformimit

  1. Të krijojmë infrastrukturën e qëndrueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale dhe mjedisin hapsinor, teknologjik dhe administrativ optimal për të drejtuar aktivietet e Kolegjit. Ta botojmë Revistën e Kirurgjisë së Kosovës (Kosova Journal of Surgery) si revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, një revistë qe në 5-7 vitet e ardhshme të citohet në PubMed, SCOPUS dhe motorë të tjerë kërkues; dhe Buletinin e Kolegjit duke filluar nga viti i ardhshëm.
  2. Të krijojmë procesin vetanak të vlerësimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore si dhe kapaciteteve editoriale përmes programeve të strukturuara edukative.
  3. Të ndërtojmë një Qendër Klinike të Kërkimeve Shkencore në Kosovë shumë disciplinore, me ambiente dhe kapacitete akademike njerëzore;
  4. Ta bëjmë Kolegjin, ashtu sikurse Kolegji Amerikan, instrument për akreditimin e cilësisë së sherbimeve kirugjike në të gjitha spitalet për disiplina të ndryshme kirurgjikale si trauma, kanceri, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera të ardhshme sikurse transplantimi e të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë.
  5. Të vendosim programet dhe kapacitetet e avokimit për të përfaqësuar Kolegjin në agjencitë qeveritare dhe në marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar.
  6. Të krijojmë programe edukative për të mbështetur pacientët dhe familjet me sëmundje kirurgjikale për të ngritur vetëdijen shëndetësore.
  7. Të krijojmë shërbimet e ngritjes së cilësisë të Avancuar dhe Programet e Cilësisë dhe Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit, bazuar në cilësinë e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, dhe për të përmirësuar programet dhe sigurinë e pacientit; dhe më në fund,
  8. Ta organizojmë dhe fuqizojmë punën e Kolegjit përmes rreth 13 komiteteve. Grupet dhe komitetet e tjera të punës do të shtohen sipas nevojës, ndërsa Kolegji rrit aktivitetin dhe përmbajtjen e tij.

 

Me lejoni ta përfundoj me këtë thirrje për secilin prej nesh:

  1. Ne kirurgët dhe kirurgjia duhet të transformohemi nëse duam të sigurojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë;
  2. Ne duhet të transformohemi nëse duam të rekrutojmë mendjet më të mira në kirurgji, kështu që jo vetëm të mund të konkurrojmë dhe të jemi të gatshëm të merremi me forcat e paparashikueshme të tregut rreth nesh, por të drejtojmë procesin e avancimit të mëtejshëm të modernizimit kirurgjikal;
  3. Ne duhet të transformohemi që të sigurohemi se po përtërijmë dhe përvetësojmë teknologji të reja;
  4. Të transformohemi në mënyrë që të fillojmë procese të reja pune, të punojmë dhe të bashkëpunojmë me partnerë në të gjitha disiplinat kirurgjikale, shkencat bazike, industrinë kirurgjikale dhe agjencitë qeveritare, për të mirën e pacientëve tanë, institucioneve tona dhe të ardhmes së kirurgjisë dhe shkencës kirurgjikale të Kosovës dhe në mënyrë që kirurgjia dhe shkenca të bëhen prioritet kombëtar, dhe se këtë transformim ua kemi borgj gjeneratave që vijnë pas nesh.

 Krejt në fund, gjithmonë duhet ta kemi parasysh që operacionet që ne kirugët i bëjmë, në vetvete janë dhe duhet të jenë pjesa më e lehtë e asaj që bëjmë ne kirurgët.

 

(Ky fjalim është publikuar edhe si artikull në:     http://www.illyria.com/shkenca-dhe-shendetesia-e-kosoves-te-behen-priorittete-kombetare/)

Eventet dhe Publikimet e fundit

  • Dr. Muharrem Hajdari
  • Këshilli Organizativ dhe Shkencor i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
  • KONGRESI I PARË KLINIK I KIRURGËVE SHQIPTARË
  • Kryetari i KKK merr pjesë në diskutimet kyçe në Kongresin Evropian të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente në Aachen, Gjermani
  • Punëtoria e Parë mbi Botimin Kirurgjik nga Kolegji Ndërkombëtar i Kirurgëve (ICS) – Dega e SHBA-së, e udhëhequr nga Prof. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KCS)

Newsletter Subscribe

+383 45 793 067

[email protected]

https://koscs.org

Telemjekësia, QKUK, 10000, Prishtinë, Kosovë

Congress 2025

  • THE FIRST CLINICAL CONGRESS OF ALBANIAN SURGEONS
  • WELCOME ADDRESS BY PROF. DR. RIFAT LATIFI
  • International Guest Speakers – 5th Clinical Congress
  • State-of-the-art Lectures – Fifth Clinical Congress
  • Final Scientific Program of the First Clinical Congress of Albanian Surgeons
  • Abstract Book & Program of the First Clinical Congress of the Albanian Surgeons
  • The Second Professor Rao Ivatury Trauma, Critical Care, and Burns Symposium
  • Program of the Satellite Symposium: Contemporary Treatment of Breast Cancer
  • Lifetime Achievement Award “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” – Fifth Cilnical Congress
  • “Leadership by Example” Award – Fifth Clinical Congress
  • “Excellent Partnership” Award
  • Award for Voluntarism – Fifth Clinical Congress
  • “Publication and Innovation of the Year” Award – Fifth Clinical Congress
  • Distinguished Members of the Kosova College of Surgeons for 2025
  • Distinguished Resident “Prof. Dr. Preveza Abrashi” Award – Fifth Clinical Congress
  • Cooperation with Sponsors
  • Location & Venue
  • Prishtina Travel Guide
Copyright © 2025 All rights reserved KOSCS
Powered by PAPINGU