Stanley J. Dudrick, MD, FACS, FACN

I lindur në Nanticoke, PA, më 9 Prill të vitit 1935, Stanley J. Dudrick, MD, FACS, mori një B.S. Cum Laude me Nderime në Biologji në vitin 1957 nga Franklin dhe Marshall College, dhe iu dha Medalja Williamson si anëtar i shquar i klasës së tij. Diploma e tij e doktoratës iu dha nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Pensilvanisë në vitin 1961, e ndjekur nga specializimi i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin e Universitetit të Pensilvanisë. Ai u bashkua me fakultetin UPENN dhe u ngjit në gradë nga Instruktor në Profesor të Kirurgjisë në pesë vjet. Në vitin 1972, ai u rekrutua në Houston si Profesori i parë dhe Kryetari Themelues i Departamentit të Kirurgjisë në Shkollën e Re Mjekësore të Universitetit të Teksasit në Houston. Njëkohësisht, ai shërbeu si Profesor i Kirurgjisë në Spitalin M.D. Anderson dhe Qendrën e Kancerit. Në vitin 1975, ai themeloi shërbimin e parë të ambulancës me helikopter në Shtetet e Bashkuara, LifeFlight. Në vitin 1988, ai u emërua Kryetar i Departamentit të Kirurgjisë të Spitalit të Pensilvanisë, spitali i parë i vendit.

Në vitin 1994, ai u rekrutua nga Shkolla Mjekësore e Universitetit Yale si Profesor i Kirurgjisë, dhe Drejtor i Programit në Kirurgji, atëherë Kryetar, i Departamentit të Kirurgjisë, në Spitalin Saint Mary’s/Yale Affiliate në Waterbury, CT. Yale i dha atij një Master të Arteve Honoris Causa në vitin1999. Në periudhën 2000-2003, ai ishte Kryetar i Kirurgjisë në Spitalin Bridgeport ku ndihmoi në integrimin e tij në sistemin Shëndetësor Yale/New Haven. Në vitin 2009 Departamenti i Kirurgjisë Stanley J. Dudrick, MD, u caktua për nder të tij nga Spitali i Shën Marisë. Në vitin 2011, ai u bashkua me Universitetin Misericordia, Dallas, PA, si Kryetar i Parë, Robert S. Anderson, Profesor dhe Drejtor Mjekësor i Programit të Studimeve të Ndihmës së Mjekëve. Në vitin 2012, ai u zgjodh Profesor Emeritus i Kirurgjisë në Yale. Që nga viti 2013, ai gjithashtu ka shërbyer si Profesor i Kirurgjisë në Shkollën e Mjekësisë The Geisinger Commonwealth, Scranton, PA.

Anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve që nga viti 1970, ai mori Çmimin “Jacobson për Inocavion” në vitin 2005. Ai ka më shumë se 800 botime dhe mban anëtarësi në më shumë se 100 shoqëri mjekësore dhe shkencore akademike, profesionale dhe nderi, përfshirë Alpha Omega Alpha, Phi Beta Kappa, dhe Sigma Xi; më shumë se 210 nderimet dhe çmimet e tij përfshijnë Çmimin “AMA Joseph B. Goldberger në Nutricionin / Ushqimin Klinik”; Çmimin “AMA Brookdale në Mjekësi”; dekoratën “Knight Hospitalier i Urdhrit të Shën Gjonit të Jeruzalemit”; Medalja “Seale Harris” e Shoqatës Mjekësore Jugore; Medaljen “Ladd” të Akademisë Amerikane të Pediatrisë; Çmimin “Goldsmith” i Kolegjit Amerikan të Ushqimit / Nutricionit; Çmimin e parë “Flance/Karl” të Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë. Në vitin 2007, Shkolla Mjekësore e Universitetit të Pensilvanisë i dha Çmimin “Distinguished Graduate”, dhe atij iu dha Medalja e Presidentit nga Kolegji F&M. Në vitin 2008, ai mori Çmimin e “Shërbimit të Shquar” të Kapitullit CT të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve. Në vitin 2009, ai mori Medaljonin për Arritje Shkencore për Shërbimin e Shquar në Kirurgji nga Shoqata Amerikane e Kirurgjisë, nderimi i tij më i lartë. Në vitin 2010, Universiteti Misericordia i dha atij Gradën e Nderit të Doktorit të Letrave Humane. Në vitin 2011, ai mori Çmimin “Nathan Smith për Shërbim të Shquar” nga Shoqëria Kirurgjikale New England. Në vitin 2012, Spitali Stanley J. Dudrick u emërua për nder të tij në Skawina, Poloni. Në vitin 2013, Kolegji Franklin dhe Marshall i dhanë Gradën e Nderit të Doktorit të Shkencave dhe Qendra e Shkencave të Shëndetit të Universitetit të Teksasit në Hjuston i dha atij medaljen e saj më të lartë dhe themeloi Lektoritetin vjetor Stanley J. Dudrick, MD, në përvjetorin e tij të 40 -të. Ai gjithashtu mori Çmimin e “Shërbimit të Shquar” të Shoqërisë së Onkologjisë Kirurgjikale. Në vitin 2014, Kolegji Amerikan i Kirurgëve e nderoi atë me një video prezantim si një nga “Heronjtë e Kirurgjisë Amerikane”. Në 2016, ai u citua nga Medscape si një nga “Pesëdhjetë mjekët më me ndikim në histori” dhe në vitin 2017, si një nga 25 “mjekët më me ndikim” të 100 viteve të fundit.

Dr. Dudrick dhe gruaja e tij janë prindër krenarë të katër vajzave dhe dy djemve, gjyshërve të dhjetë mbesave dhe gjashtë nipërve dhe stërgjyshër të gëzuar të pesë stërnipërve e stërmbesave.

Qëllimet e Dr. Dudrick janë: “Të sigurojë ushqim optimal për të gjithë pacientët në të gjitha kushtet në çdo kohë;” “Të sigurojë gjithçka të mundshme për t’u mundësuar studentëve të tij të arrijnë potencialet e tyre maksimale të dhëna nga Zoti;” dhe “Të jemi sa më të dobishëm dhe produktiv për njerëzimin dhe shoqërinë për aq kohë sa të jetë e mundur.”

Këtu mund ta shikoni fjalimin me rastin e pranimit të Anëtarësisë së Nderit të Dr. Dudrick, të cilën në emër të familjes e ka pranuar djali i tij, Stanley Dudrick Junior.

Registration

Forgotten Password?