Të gatshëm për bashkëpunim: Kolegji i Kirurgëve të Kosovës takon për herë të parë Sekretarin e Përgjithshëm të FMSHE
9 Qershor, 2022
Është mbajtur takimi i parë mes z. Niq Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë dhe udhëheqësisë së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, ku u tregua gatishmëria e të dyja palëve për bashkëpunim sa më të frytshëm tash e tutje.
Z. Krasniqi njoftoi Kolegjin për mundësitë e bashkëpunimit me Federatën në disa fusha:
– Organizim të Punëtorive;
– Sigurim të ligjëruesve;
– Mundësi të bashkëpunimit për grante, pajisje e të ngjashme;
– Organizim të Fellowship-eve;
– Ndarje përvojash.
Jemi shumë të kënaqur dhe falënderues ndaj z. Krasniqi dhe Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për këtë takim dhe ofrimin e bashkëpunimit në mënyrë që të gjitha këto mundësi t’i shndërojmë në rezultate konkrete.