Vedat Eljezi, MD, Ph.D

Vedat Eljezi, MD, Ph.D, ka diplomuar në fushën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, Shqipëri. Masterin e kreu në vitin 2005 në Universitetin Joseph Forrier në Grenoble të Francës. Më pas, ai u diplomua si Mjek i specializuar në Kujdesin e Anestezisë-Invazive në vitin 2006 në Prishtinë, Kosovë. Ai vazhdoi specializimin në Spitalin Universitar Clermont Ferrand, Universiteti Montpellier dhe në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Në vitin 2017, Dr. Eljezi mbrojti me sukses tezën e doktoraturës në Qendrën e Farmakologjisë Klinike, Universiteti i Auvergne. Në vitin 2021, mori titullin Profesor i Asociuar Universitar në Universitetin Kombëtar Francez në Paris. Aktualisht, ai shërben si Mjek Klinik spitalor në Departamentin e Mjekësisë Perioperative, Anestezisë dhe Kujdesit Intenziv në Kirurgjinë Kardiovaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Clermont Ferrand, Spitali Gabriel Montpied.

Dr. Eljezi kontribuon në mënyrë aktive në botime ndërkombëtare dhe ka marrë certifikata në fusha të ndryshme duke përfshirë anestezinë loko-rajonale, ventilimin mekanik, teknikat e vështira të rrugëve të frymëmarrjes, Advanced Cardiac Life Support, Advanced Trauma Life Support dhe Advanced Pediatric Life Support.

Registration

Forgotten Password?